Nëntor 2017 - Korrik 2018
Në kuadër të projektit të financuar nga BE, “Mbështetje ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së (CFCU)”, po zhvillohet sondazhi me organizatat e shoqërisë civile.
Objektivi kryesor i këtij projekti është ofrimi i mbështetjes ndaj Njësisë IPA në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU) në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të menaxhuar dhe monitoruar grantet e financuara nga BE për OSHC-të, duke kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit me OSHC-të dhe përfshirjen e tyre në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sondazhi synon mbledhjen e opinionit nga sa më shumë OSHC, me qëllim nxjerrjen e rekomandimeve të cilat do të rezultojnë në përmirësimin e komunikimit dhe në një bashkëpunim më të frytshëm mes Njësisë IPA dhe OSHC-ve në Shqipëri.
OSHC-të e interesuara janë të lutura të shprehin opinionin e tyre duke dërguar pyetësorin e plotësuar në adresën ornela.xhera@hotmail.com jo më vonë se 24 Janar 2021.