ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    THIRRJE NR. 14 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 19/04/2021 Kategoria: Thirrje për projekte


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

    Në këtë kuadër, AMSHC njofton shpalljen e Thirrjes 14 19 prill- 20 maj 2021.

    Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime:

    1. Mbështetje Psiko- sociale;
    2. Integrimi Europian;
    3. Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut;
    4. Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm;
    5. Turizmi dhe Kultura;
    6. Zhvillimi i Qendrueshëm i SME- ve;

    Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19, OJF-të janë të lutura që projekt-propozimin të mos i dorëzojnë fizikisht pranë zyrave të AMShC-së, por vetëm nëpërmjet shërbimit postar publik apo privat në adresën:

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC)
    Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Kati II, Tiranë

    Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al
    (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

    Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

    Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

    Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al.

    Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 2 milionë lekë.

    Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm përmes shërbimit postar si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e enjte, datë 20 Maj 2021, ora 16:30.
    Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

    Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

    1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
    2. Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;
    3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga shërbimi ëëë.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) – brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
    8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);

    Vini re:

    • Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt- propozimin/ et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.
    • Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al

    Dokumentat tip Thirrja Nr.14

    1. Thirrja NR 14 Formulari per Aplikim
    2. Raporti pershkrues
    3. Formulari i Kalendarit te Aktiviteteve
    4. Pasqyra Financiare