ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    THIRRJE NR. 5 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 16/05/2014 Kategoria: Thirrje për projekteUncategorized


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

    OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
    Rr Abdi Toptani Nr. 4, Kati 4, Tiranë.

    Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

    Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

    AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtme:

     

    1. Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit (Lufta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë, etj);
    2. Forcimi i institucionit të tolerancës dhe dialogut si vlera themelore të demokracisë (të drejtat e njeriut, lufta kundër dhunës dhe diskriminimit, diversiteti si vlerë dhe pasuri për një shoqëri demokratike);
    3. Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (turizmi, shëndeti publik, shkollat, etj);
    4. Fuqizimi i kapaciteteve të brezit të ri nëpërmjet nismave të sipërmarrjes së lirë;
    5. Promovimi dhe menaxhimi i vlerave të trashëgimisë kulturore;
    6. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit midis organizatave të shoqërisë civile; forcimi i kapaciteteve të vetë organizatave; nxitja e përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërje dhe në vendimmarrje;

    Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

    Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare
    në adresën: www.amshc.gov.al

    • Projektet me kohëzgjatjen deri në katër muaj vlera maksimale e kërkuar të jetë
      deri në 1,500,000 (milion) lekë.
    • Projektet me kohëzgjatjen mbi katër muaj deri në një vit vlera maksimale e kërkuar të jetë
      deri në 3,000,000 (milion) lekë.

    Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi, si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është
    data 30 qershor 2014. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

    Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

    1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës(Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
    2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
    3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
    4. NIPT-i (i noterizuar);
    5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
    6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);
    7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
    8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

    Vini re:
    Në momentin e dorëzimit të projekt-propozimeve në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo jo në formën e kërkuar, aplikimi nuk do të pranohet.

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.

    Lista me projektet Fituese te Thirrjes nr 5