Rreth Këshillit

KKSHC-ja është organ kolegjial këshillimor, autonom, pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

KKSHC-ja organizohet dhe funksionon në bazë të këtij ligji dhe rregullores së vet të organizimit dhe funksionimit.

Rregullorja përcakton rregulla të detajuara për thirrjen, njoftimin dhe organizimin e mbledhjes së KKSHC-së, si dhe rregulla të tjera të nevojshme të organizimit dhe funksionimit.

KKSHC-ja përbëhet nga 27 anëtarë, nga të cilët 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve dhe 1 përfaqësues nga komuniteti i biznesit, anëtar i Këshillit Ekonomik Kombëtar.