Këshilli Kombëtare për Shoqërinë Civile organizon në datën 24 prill 2023 Konferencën e parë Kombëtare me qëllim identifikimin e prioriteteve për secilën fushë veprimi me fokus rritjen e kontributit të shoqërisë civile në procesin e negociatave dhe në politikbërje.
- Fushat prioritare janë të listuara si mëposhtë:
A. Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE;
B. Zhvillimi ekonomiko territorialo-mjedisor;
C. Përmirësimi i mirëqenies, shërbimeve sociale, mbrojtjes së shëndetit si dhe cilësisë së jetës;
Për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë, ju lutem të regjistroheni në linkun e mëposhtëm brenda datës 20 prill 2023 ora 16:30.
Për shkak se numri i pjesëmarrësve është i reduktuar për cdo sallë, përzgjedhja do të bëhet bazuar mbi individët që janë regjistruar të parët.
Pjesa tjetër do të mund të ketë akses online për në Konferencën Kombëtar për Shoqërinë Civile.
Në adresën tuaj të emailit do ju vijnë të dhënat e nevojshme teknike për aksesim.