Publikuar në 28/12/2023
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) në bashkëpunim me organizatën Advenio eAcademy, Cardet, SOS Malta dhe Miqtë e Korçës, zhvilloi ceremonin e shpërndarjes së certifikatave pranë Ambjenteve të AMShC-së.
Ky program kishte si qëllim që të siguronte thellimin e njohurive të organizatave Jofitimprurëse për t’i ndihmuar ato në forcimin e aftësive dhe kompetencave të tyre.
Ky program do t’u mundësojë OJF-ve të përmirësojnë dhe zhvillojnë kapacitetet e tyre menaxhuese, të rrisin ndikimin e tyre social, të arrijnë qëllimet e tyre dhe të jenë të qëndrueshme me kalimin e kohës.
Në përfundim të trajnimit katër përfaqësues organizatash nga shoqëria Civile u pajisen me certifikat për të gjitha modulet, por gjithashtu organizatorët menduan që t’ju japin një certifikatë për pjesëmarrje në kurs edhe disa personave te tjerë të cilët kanë realizuar një pjesë të provimeve për disa nga modulet.