Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.
OJF-të janë të lutura të sjellin dosjen me dokumentat shoqëruese së bashku me projekt-propozimin me postë (merret në konsideratë data dhe ora e dorëzimit të aplikimit në postë) si dhe dërgimin e formularit të Aplikimit në formatin word në add: info@amshc.gov.al, pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.
Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:
- Shëndetësia dhe Shërbimet Sociale:
- Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut dhe SKZHI: (detyrim strategjik 20% ,10%, 10% e fondit qe do shperndahet)
- Mjedisi, dhe Zhvillimi i qëndrueshëm;
- Arsimi dhe Integrimi Europian
Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 2 (dy) milionë lekë.
Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm me postë si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e Premte, datë 01 Korrik 2022, ora 14:00.
Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al
Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:
- Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
- Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;
- Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) – brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
- CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
- Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);
Vini re:
- Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt- propozimin/ et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.
- Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al
Dokumentat tip Thirrja Nr.15