ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • THIRRJE NR. 2 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 18/03/2011 Kategoria: Thirrje për projekte


    Publikuar në 18/03/2011

    Thirrje Nr. 2 për Projekte
    (18 Mars – 8 Prill 2011)

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në përputhje me misionin dhe objektivat e saj që kanë për qëllim nxitjen, nëpërmjet asistencës financiare, të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile, krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut, mbështetur në strategjinë e programit qeveritar dhe në Statutin e Agjencisë, në kuadrin e strategjisë së zhvillimit të turizmit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpall Thirrjen Nr. 2, duke ftuar organizatat e shoqërisë civile të konkurrojnë me projekt-propozime që mbulojnë fushat e mëposhtëme:

      1. Për një mjedis më cilësor në funksion të turizmit dhe veprimtari për një zhvillim të qëndrueshëm të tij (Krijimi i kushteve optimale, si: pastrimi i mjedisit, eliminimi i ndotjes akustike, ndërtimi i faciliteteve të përkohshme (portative) apo të përhershme higjeno-sanitare, etj);
      1. Kultura e shërbimit si një instrument i përmirësimit cilësor të zhvillimit të turizmit shqiptar. (Në restorante, hotele/shtëpi pritjeje, bare, mjedise argëtuese e të përbashkëta, etj);
    1. Nxjerrja në pah e traditave dhe trashëgimisë kulturore në zonat turistike të vendit (si: zhvillimi i veprimtarive kulturore-sportive-argëtuese, guida turistike, monumentet kulturore, kostumet kombëtare, muzika dhe kuzhina tradicionale, prodhime artizanale, modele jetese, etj).

    Kohëzgjatja e projekteve nuk duhet të jetë më pak se dy muaj dhe jo më shumë se katër muaj.
    Shuma e kërkuar prej AMSHC-së do të jetë: Maksimumi 1 000 000 lekë


    Projekt – propozimi i plotë duhet të jetë i shoqëruar me dokumentet e mëposhtëme:

      1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (modeli i formularit mund të shkarkohet nga faqja jonë zyrtare);
      1. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
      1. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
      1. NIPT-i (i noterizuar);
      1. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
      1. Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2007 – 2010). (Ky vërtetim lëshohet nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Për arsye orientimi, modelin aktual në fuqi të këtij vërtetimi, E-SIG 02/a, e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare).
      1. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);
      1. Fotokopje e noterizuar e kontratave që Organizata ka lidhur me donatorë të tjerë në tre vitet e fundit, dhe/ose Licencën e lëshuar nga Ministria e PëSSHB;
      1. CV të Organizatës;
    1. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

    Vini re: Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësipërme, sjell automatikisht skualifikimin e projekt-propozimit.

    Projekt-propozimi, bashkë me dokumentet e lartpërmendura, duhen dorëzuar në zyrën e Agjencisë deri ditën e premte, datë 08 Prill 2011, ora 14:00 në adresën:
    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Rr. Abdi Toptani nr. 4, (Ish Ministria e Transporteve), kati IV, Tiranë, Shqipëri

    Gjithashtu, ky projekt-propozim (jo i shoqëruar me dokumentet e lartpërmendura dhe jo i skanuar, por në formatin Word), duhet të na dërgohet brenda afatit të caktuar edhe me rrugë elektronike (e-mail) në adresën: info@amshc.gov.al në mënyrë që të bëhet regjistrimi në data base-in tonë për Thirrjen e Dytë.

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt – propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.


    Lista e Projekteve Fituese
    Shënim: Listimi është bërë sipas rendit alfabetik të OJF-ve