ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Disa nga Aktivitet e OJF-ve fituese Përgjatë 2023

    Publikuar në: 01/05/2024 Kategoria: Lajme dhe Veprimtari


    Publikuar në 15.07.2020

    Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Youth Net-Zgjidh Veten” i financuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), ka realizuar aktivitetin “Shërbime këshillimi psiko- social për të rinjtë” në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Beratit.

    Gjatë këtyre aktiviteteve, 150 të rinjve i’u ofrua mundësia të marrin këshillim psiko –social nga këshillues profesionist. Ekspert të fushës shpjeguan se çfarë është shëndeti mendor, pse është e rendësishme të flitet për të si dhe mënyrat pë ta parandaluar. Gjithashtu u informuan mbi mënyrat e promovimit të shëndetit të mirë mendor. Broshura informuese u shpërndan me qëllim këshillimin mbi shëndetin mendor e atë emocional.

    Centre for Legal Empowerment me mbështetjen e Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC, ofron ndihmë dhe shërbime ligjore për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëpërmjet platformës www.Juristionline.al .

    Qytetarët mund të këshillohen dhe informohen lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas legjislacionit në fuqi, metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor, dhënien e ndihmës në hartimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje organet publike ose në kuadër të marrëdhënieve me personat juridikë dhe fizikë privatë, etj.

    Juristët e platformës janë në shërbim të qytetarëve në çdo orë të ditës.

    Me mbështetjen e Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC, CLE ka publikuar përmbledhjen ligjore me pyetjen më të shpeshtë të Platformës JuristOnline.

    EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit ka nisur të zbatojë projektin Klubi Rinor i Integrimit Europian në Qytetin Tim dhe në kuadër të tij shpall thirrjen për aplikime në Shkollën e Integrimit Europian.

    Në këtë shkollë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç do të kenë mundësinë të zgjerojnë dijet e tyre mbi strukturën dhe institucionet e Bashkimit Europian, politikat kryesore të BE-së, kostot dhe përfitimet që vijnë nga procesi i anëtarësimit Shqipërisë në BE, me synim nxitjen e një mbështetjeje më të lartë të të rinjve mbi këtë perspektivë strategjike.

    Ftojmë të gjithë të rinjtë që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi politikat e BE-së dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë të shprehin interes për tu bërë pjesë e kësaj Shkolle duke dërguar një Letër Motivimi dhe CV në adresën e emailit: info@eupolicyhub.eu deri në datën 30 Nëntor, 2023!

    Qëllimi i projektit është rritja e ndërgjegjësimit, informimi dhe komunikimi i procesit të integrimit europian tek të rinjtë për ti shndërruar ata në faktor advokues për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Projekti mbështetet nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC

    Në kuadër të projektit #RinAkt të mbështetur financiarisht nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC dhe zbatuar nga AlbanianSkills në bashkëpunim të ngushtë me Bashkia Peqin, të rinjtë e Peqinit kanë ndërmarrë një sërë hapash për realizimin e nismave që lidhen me zgjidhjen e disa problematikave në këtë qytet, duke planifikuar disa aktivitete, siç është dhe ai me datë 17.11.2023.

    Nën vazhdën e hapave për realizimin e nismave, të rinjtë e Bashkisë Peqin së bashku me aktivisten dhe mësimdhënësen Silva Sufali dhe nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Peqin kanë ndërmarrë një marshim ndërgjegjësues dhe një aksion pastrimi në Pyllin me Pisha për të tërhequr vëmendjen e gjithë komunitetit dhe pushtetit lokal për një qytet dhe mjedis më të pastër dhe të gjelbër.

    Ky marshim u zhvillua përgjatë fashës orare 11:00-13:30. Vendi i takimit ishte Pallati i Kulturës, Peqin e marshimi do të vijonte drejt Pyllit me Pisha.

    Agjencia per Mbeshtetje te Shoqerise Civile “Amshc” mbeshtet shoqaten “OrArt” per realizimin performances  me fabula për Shtepinë e fëmijes Shkodër. Ky eshte I dyti vit qe “Amshc” I bashkohet  keti misioni per te percjell edikim nepermjet artit .

    Më datë 13.10.2023, pranë ambienteve të Qendrës Komunitare @teqendrojmesebashku, nisi rrugëtimi i trajnimeve të Qendrës “ALTERUM”, në kuadër të projektit “Edukimi, Informimi dhe Stimulimi i Fëmijëve për Mbrojtjen dhe Ndërveprimin me Mjedisin”. Së bashku me fëmijët e kësaj qendre gjatë trajnimit u simulua edhe ndarja mbeturinave për riciklim.

    Qendra “ALTERUM”, vendosi ta mbylli rrugëtimin e këtij projekti, pikërisht atje ku u nis, duke dhuruar për Qendrën Komunitare “Të qëndrojmë së bashku”, tre kosha për ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve.

    Të gjitha nryshimet e mëdha, fillojnë të marrin jetë nga gjeste të vogla. Mbështetja e shoqërisë civile në nisma për angazhimin e brezit të ri në mborjtjen e mjedisit, është jetike për një shoqëri të shëndetshme dhe që kërkon të evolojë.

    Ky projekt u realizua me mbështetjen financiare të Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC.

    Të rinjtë dhe përdorimi i drogave!

    Të rinjtë, sot më shumë se kurrë kanë nevojë për informacione të sakta që lidhen me sjelljet me risk, përdorimi i drogave dhe alkoolit dhe promovimi i sjelljeve të shëndetshme.

    Punë e përditshme e Aksion Plus janë takimet me të rinj për të ofruar sa më shumë informacione të sakta në lidhje me fenomenin e perdorimit të substancave dhe sjelljeve të rrezikshme.

    Këto aktivitete realizohen në kuadër të projektit ‘Shërbime Efektive për Individët Përdorues të Drogave’ dhe mbështeten nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC

    Projekti “ALBANIA SHAH – MAT” suvenir risjellë në një format të ri lojën e Shahut, dizajnin e setit të shahut, gurët e të cilit do të realizohet me imazhin e simboleve të marra nga objekte të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë, si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar përmes lojës së shahut jo vetëm Trashëgiminë Kulturore të Shqipërisë dhe Simbolet e saj, objekte arkitektonike, historike, kulturore, artistike, por edhe për të promovuar fuqizimin e industrisë kreative, përdorimin e teknologjisë dhe teknikave të reja kreative të kohës nëpërmjet dizenjos industriale.

    SCI çmon rëndësinë e njohjes së Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm nga të rinjtë, si kontribues të drejtpërdrejtë tek e ardhmja.

    Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Rajoni dhe BE-ja në Shtëpinë Tonë! – Përfshirja e të rinjve beratas në proceset e integrimit rajonal dhe në BE” me mbështetjen financiare të Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC.

    SCI mbështet të rinjtë dhe përkrah edukimin e tyre mbi proceset e integrimit ekonomik rajonal si edhe njohjen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si përfitues të drejtpërdrejtë nga ky proces.

    Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Rajoni dhe BE-ja në Shtëpinë Tonë! – Përfshirja e të rinjve beratas në proceset e integrimit rajonal dhe në BE” me mbështetjen financiare të Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC.

    Takimet e OJF-ve pjesëmarrëse në programin e Partners Albania vijuan me vizita pranë Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC

    Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile; rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit dhe të miratimit të politikave publike, skema të mbështetjes financiare për OJF-të, e të tjera çështje u diskutuan gjatë vizitës pranë Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC.

    Vullnetarizmi është esenca e punës së ACMS. Për rrjedhojë ndikimi i vullnetarizmit rinor në ndryshimet frymëzuese në shoqëri ka një rëndësi maksimale në punën tone të përditshme. Kjo vjen si pasojë e nevojave që shoqëria jonë ka për një komunitet të rinjsh aktiv në të gjitha sferat e jetës.

    ACMS me mbështetjen e Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC nis zbatimin e projektit me titull “Ndikimi i të Rinjve: Ndryshime frymëzuese përmes vullnetarizmit”.

    Ky projekt zbatohet në kuadër të prioritetit të parë të thirrjes, Shërbimet sociale dhe Rinia.

    Projekti do të zhvillojë një fushatë sensibilizimi në rrjetet sociale si dhe një trajnim 4 ditor me 30 të rinj ku do të trajtohet tema e vullnetarizmit dhe rëndësia e tij, me metoda të edukimit joformal.

    Ky projekt synon gjithashtu të inkurajojë dhe t’i bëjë të rinjtë të aftë për t’i trajtuar problemet e tyre në mënyrë efikase dhe këmbëngulëse.

    Stay tuned për më tepër mbi projektin dhe rrugëtimin e të rinjve që do të jenë pjesë e tij.

    Kamëz, Shqipëri.

    Ka nisur implementimi i projektit më të ri të Përtej Barrierave “Rritja e kapaciteteve për vullnetarizëm të qëndrueshëm”, financuar nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC në Shqipëri.

    Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një mjedisi mundësues përmes ngritjes së kapaciteteve të ofruesve të vullnetarizmit, promovimit të tij si një mjet për qytetari aktive dhe solidaritet, si dhe inkurajimi i aktorëve kyç për të bashkëpunuar në përmirësimin e kuadrit ligjor të vullnetarizmit në Shqipëri.

    Gjatë muajit korrik kemi kryer sesionin informues me 25 të rinj në kuadër të fushatës promovuese dedikuar vlerave dhe benefiteve të vullnetarizmit.

    Pjesëmarrës ishin jo vetëm të rinj lokalë të interesuar, por edhe disa të rinj pjesë e rrjetit të vullnetarëve të BBA prej vitesh, si edhe 3 vullnetarët tanë ndërkombëtarë të programit European Solidarity Corps , për të ndarë së bashku eksperiencat me vullnetarizmin, si edhe për të diskutuar mbi rritjen e kapaciteteve dhe kontributin shoqëror, si rezultat i pjesëmarrjes në aktivitete vullnetare.

    Shoqëria civile është një aktor i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke treguar prej vitesh angazhim dhe vendosmëri në këtë drejtim. Përfaqësues së Qendra ALTRI diskutuan me pjesëmarrësit rëndësinë e bashkëpunimit me median për t’u dhënë zë përpjekjeve advokuese të OJF-ve, dhe ndër të tjera ndanë disa arritje nga puna kërkimore mbi çështjet gjyqësore penale dhe civile me palë gazetare dhe/ose përfaqësues të medias në kuadër të garantimit të një politike të tolerancës zero për frikësimin dhe sulmet ndaj gazetarëve.

    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike – AIPA, në kuadër të projektit “Për një Mjedis dhe Zhvillim të qëndrueshëm: Mendo SAFE – Organizo SAFE – Vepro SAFE”, ka vijuar me zhvillimin e fushatës informuese në shkollën e mesme “Hermann Gmeiner”.

    Përgjatë orës se hapur informuese dhe ndërgjegjësuese, nxënësit e këtij gjimnazi janë informuar lidhur me rëndësinë e parandalimit të krizave dhe emergjencave civile dhe natyrore, sidomos të atyre që shkaktohen nga vetë dora e njeriut. Gjithashtu, Eksperti i kontraktuar nga AIPA z. Demir Osmani ka ndarë disa këshilla praktike lidhur me mënyrat dhe mekanizmat e mbrojtjes në rast rreziku nga tërmetet, përmbytjet, kantjerët e ndërtimit, etj.

    Projekti “Për një Mjedis dhe Zhvillim të qëndrueshëm: Mendo SAFE – Organizo SAFE – Vepro SAFE” po zbatohet nga Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, me mbështetjen e Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC