ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezanton Indeksin e Qëndrueshmërisë së OShC-ve

    Publikuar në: 22/11/2019 Kategoria: Lajme dhe Veprimtari


    Publikuar në 22/11/2019

    Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezanton Indeksin e Qëndrueshmërisë së OShC-ve: Raporti për Shqipërinë 2018
    Tiranë, 22 nëntor 2019
    Përfaqësuese nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) mori pjesë në takimin prezantues të “Indeksit të USAID për Qëndrueshmërinë së OShC-ve: Raporti për Shqipërinë 2018”, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), i cili u mbajt pranë ambjenteve të Hotel Tirana International.
    Në këtë panel diskutimi morën pjesëmarrës nga shoqëria civile, komuniteti i donatorëve, aktorët shtetërorë dhe pjesëmarrës nga media, të cilët së bashku diskutuan tendencat në qëndrueshmërinë e sektorit.
    Qëndrueshmëria e përgjithshme e sektorit të shoqërisë civile nuk pësoi ndryshime të mëdha gjatë vitit 2018, megjithëse përmirësime të vogla u vunë re në dimensionet e advokimit dhe të qëndrueshmërisë financiare.
    Për më shumë informacion: www.idmalbania.org