ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    Konsultimi Publik me Përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile

    Publikuar në: 31/01/2020 Kategoria: Uncategorized


    Publikuar në 15.07.2020

    31 janar – 20 shkurt 2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadër të realizimit të misionit të saj dhe në funksion të ofrimit të asistencës financiare për Organizatat e Shoqërisë Civile organizoi në disa qytete të vendit takime informuese dhe konsultimi publik me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile:

    1. Mbi procesin e përzgjedhjes së katër anëtarëve të rinj të shoqërisë civile të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile
    2. Mbi procesin e përcaktimit të prioriteteve të Thirrjes nr. 13 për Projekt-Propozime

    Për Organizatat e Shoqërisë Civile u krijua gjithashtu mundësia e dërgimit online e komenteve dhe sugjerimeve mbi prioritetet e Thirrjes nr. 13 me e-mail ose në faqen zyrtare www.amshc.gov.al, nga data 28 janar – 20 shkurt 2020.

    Takimet u zhvilluan në qytetet: Vlorë, Korcë, Gjirokastër, Kukës, Berat, Shkodër dhe Tiranë.

    Në takimet e organizuara si dhe nga shqyrtimi i të gjitha materialeve të marra në rrugë elektronike dhe në formë të shkruar (hard copy), ku përfaqësuesit e OJF-ve dhe grupet e interesit listuan sugjerimet, janë përmbledhur disa prej tyre si më poshtë:

    • Dhënie e ndihmës për personat e vetmuar me fokus përballimi i dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 nga të mbijetuarit kryesisht kryefamiljareve dhe fëmijëve;
    • Lufta kundër korrupsionit;
    • E drejta e informimit, akses në drejtësi, ndjekja e strategjive për përfshirjen e të rinjëve në qeverisje, transparencë e institucioneve publike;
    • Shëndetësia nëpërmjet implementimit të projekteve që ruajnë dhe japin informacione në lidhje me shëndetin fizik dhe mendor, duke u fokusuar tek gratë dhe të rinjtë;
    • Nxitja, stimulimi dhe fuqizimi i vullnetarizmit;
    • Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit; fuqizim i kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytjet, zjarret, tërmete etj.);
    • Promovimi dhe ruajtja e vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore, guidat turistike, koleksionistët, tolerancës fetare etj. si vlera historike e kombit shqiptar dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm;
    • Integrimi evropian, integrimi ekonomik rajonal (ballkanik etj.), njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar; zhvillimi i ideve dhe nismave rajonale etj.;
    • Mirëqeverisja (Pushteti Qendror dhe Lokal), transparenca, llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit, përgjegjshmëria dhe integriteti, reforma në drejtësi, rritje kapacitetesh, inovacion, monitorim, partneritet etj.;
    • Edukim qytetar në funksion të proceseve integruese (familja, shkolla, komuniteti, biznesi, institucionet shtetërore etj.)