ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • PËRGJIGJE PËR PYETJET TUAJA TË SHPESHTA

    1. Çfarë është Agjencia për Mbështetjen e Shoqërise Civile?
      AMSHC-ja është institucion publik qëndror, buxhetor dhe vepron për përmbushjen e misionit dhe të objektivave të saj, në përputhje me Ligjin Nr. 10093 Datë 09.03.2009.
      Misioni i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile është nxitja, nëpërmjet asistencës financiare, e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimi i kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut, në përputhje me nenin 4 të ligjit të lartpërmendur, dhe me përparësitë e strategjitë e programit qeveritar, sipas fushave përkatëse.

    1. Cilat janë format e mbështetjes që ofron AMSHC, për përmbushjen e misionit të saj?
      Agjencia ofron forma të ndryshme të financimit me grante:

      1. Financim me grante për projekte: mbështetje për projekte që përfshijnë aktivitete specifike sipas kushteve të shpallura në thirrjen për projektpropozime.
      2. Financim me grante për mbështetje institucionale: investime strategjike që u jepen organizatave, zhvillimi i të cilave është i rëndësishëm për:
        • Rritjen e qëndrueshmërisë së shoqërisë civile.
        • Kontributin në përmirësimin e kapacitetit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

        Mbështetja jepet duke u bazuar në një proces të hapur dhe konkurrues.

        Mbështetja institucionale mund të marrë formën e:

        1. granteve afatgjate, për aktivitete specifike, qëllimi i te cilave është përmirësimi i situatës se përgjithshme të të gjitha Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri (përfshirë përmirësimi i legjislacionit, aplikimi i përqasjeve të reja për ngritje fondesh, aktivitete për ngritje kapacitesh për sektorin, etj.),
        2. grante për organizata, aktiviteti i të cilave është i rëndësishëm për ekzistencën e një shoqërie civile të pavarur përfshirë grupet e të drejtave të njeriut, organizata vëzhguëse/watchdog, etj.

      3. Financim me grante për mbështetje individuale: mbështetje që u jepet individëve për studime/bursa, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe të tjera aktivitete të lidhura me zhvillimin e shoqërisë civile, nëse sjellin rezultate në Shqipëri. Grantdhënia për këto qëllime nuk mund të kalojë 3% të buxhetit vjetor në çdo vit fiskal që i akordohet Institucionit.

    1. Çfarë është granti?
      Në përputhje me pikën 3, të Nenit 3 të Ligjit 10093/2009, “Granti” është shuma e përcaktuar e fondit për mbështetjen e shoqërisë civile, e shpallur në dokumentet e konkurrimit, gjatë një procedure konkrete, që i dhurohet pa interes subjektit përfitues nga autoriteti financues, në përputhje me kriteret e vendosura sipas këtij ligji.

    1. Cilët klasifikohen si aplikantë potencialë për pjesmarrje në Thirrjet për konkurrim?
      Në varësi të formave të financimit me grante të përmendura në përgjigjen e pyetjes nr. 2 më sipër, janë dy kategori të aplikantëve:

      1. Organizata jo-fitimprurëse të themeluara dhe aktive në Shqipëri,
      2. Individët, aktiviteti i të cilëve lidhet me zhvillimin e shoqërisë civile

    1. A mund të aplikojë një institucion publik tjetër, vendor apo qëndror, për mbështetje me grante?
      Jo, institucionet publike të nivelit lokal apo qëndror, nuk mund të jenë aplikantë për mbështetje me grante nga AMSHC. Por OJF-të apo individët pjesmarrës mund t’i përfshijnë ato si organizma partnere të cilat kontribuojnë me burimet e tyre ose janë përfituese në projekt.

    1. Si mund të aplikoj dhe përfitoj nga grantet e AMSHC-së?
      AMSHC përdor procedura konkurrimi të hapura dhe transperente ndaj publikut, për secilën prej formave të grantit (të përmendura në përgjigjen e pyetjes nr. 2 më sipër). Nisja e këtyre procedurave paraprihet me shpalljen publike të Thirrjes për pjesmarrje në konkurrim, në faqen e internetit të Institucionit dhe botimi i njoftimit përkatës në të paktën 3 nga gazetat kombëtare me tirazh ditor më të madh.
      Për çdo Thirrje që publikohet, AMSHC nxjerr udhëzimet, rregullat dhe kriteret përkatëse të pjesmarrjes në konkurrim, për të cilat secili aplikant duhet të orientohet për të bërë një vetëvlerësim paraprak sipas rregullave udhëzuese të publikuara në faqen zyrtare të internetit.

    1. Përfaqësoj një OJF të re dhe nuk e kam nxjerrë ende numrin e NIPT-it. A mund të aplikoj për grante në AMSHC?
      Jo, është kusht i domosdoshëm regjistrimi paraprak dhe pajisja nga Organet tatimore me numrin e NIPT-it për secilën OJF pjesmarrëse në një Thirrje për konkurrim. Përveç kësaj, në Thirrjet që janë organizuar nga institucioni, iu është dhënë gjithmonë prioritet OJF-ve me veprimtari aktive në vitet e fundit.

    1. Cilat lloj aktivitetesh nuk financohen apo përjashtohen nga pjesmarrja në Thirrjen për konkurrim?
      • Agjencia nuk mbështet projekte, të cilat financohen nga linja të tjera të buxhetit të Shtetit dhe që krijojnë mbivendosje.
      • Organizatat të cilat kanë projekt në proces të mbështetur nga Agjencia, nuk kanë të drejtë të aplikojnë përpara përfundimit dhe paraqitjes së raportit final të këtij projekti.
      • Përjashtohen nga mbështetja për financim me grante projektpropozimet që synojnë:
        1. Përfitime për subjektin përfitues që dalin jashtë objektit të projektit të financuar nga AMSHC;
        2. Mbështetje të partive politike;
        3. Donacione për çështje bamirësie;
        4. Aktivitete fetare;
        5. Mjekim/trajtim shëndetësor apo operacione jashtë vendit.

    1. A mund të aplikoj si OJF me më shumë se një projektpropozim në një Thirrje të caktuar?
      Po, ju mund të aplikoni me më shumë se një projektpropozim në një Thirrje të caktuar, por mbani parasysh se AMSHC nuk financon më shumë se një herë të njejtën OJF në një procedure konkurrimi. Kjo do të thotë se në rast kualifikimi, ju mund të shpalleni fitues vetëm për njërin nga projektpropozimet me te cilat keni marrë pjesë në një Thirrje.

    1. Përfaqësoj një OJF të themeluar si shoqatë me anëtarësi që ka si bazë aktivitetet vullnetare. A mund të aplikoj për grante në AMSHC?
      Jeni të mirëpritur si të gjithë OJF-të e tjera që të aplikoni përkundrejt kritereve dhe kushteve të shpallura në Thirrje të caktuara, si dhe duke marrë në konsideratë specifikën e statusit të përgjegjësisë tatimore që kanë shoqatat me anëtarësi.