ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • PYETËSOR ONLINE – Për gjendjen e OJF-ve lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

    Publikuar në: 03/04/2020 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 03/04/2020

    PYETËSOR ONLINE – Për gjendjen e OJF-ve lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

    3 – 6 prill 2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) realizoi një PYETËSOR ONLINE për të kuptuar gjendjen e Organizatave të Shoqërisë Civile lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

    Pyetësorin e plotësuan 77 Organizata të Shoqërisë Civile, ndërsa shtrirja gjeografike e organizatave (OJF-ve) pjesëmarrëse ishte gjithëpërfshirëse pasi përveç qytetit të Tiranës, i cili ka dhe pjesmarrjen më të lartë, kanë plotësuar pyetësorin dhe organizata në qytete të tilla si Durrës, Korçë, Lushnje, Fier, Tropojë, Kukës, Përmet, Shkodër, Bulqizë, Librazhd, Pogradec, Gjirokastër dhe Berat.

    Lidhur me pyetjen drejtuar kapaciteteve të tyre me Burime Njerëzore, shumica e OJF-ve janë përgjigjur se disponojnë vullnetarë në përbërjen e tyre, ku mesatarisht me kapacitet të plotë disponohet numri prej 5 (pesë) vullnetaresh dhe duke qenë se organizatat pjesëmarrëse janë aktive në organet tatimore ato patjetër disponojnë edhe staf të siguruar. Gjithashtu një pjesë tjetër e organizatave zotërojnë kapacitete të larta me burime njerëzore 10-13 persona, sikundër një pakicë e tyre shprehen se nuk kanë kapacitet në burime njerëzore.

    Ndërsa lidhur me kapacitetet në shërbime psiko-sociale rreth 70% e organizatave zotërojnë shërbime të tilla.

    Lidhur me target-grupet që kanë pasur në fokus aktivitetet e tyre janë si më poshtë:
    • Kategoritë në nevojë (jetimët, nënat kryefamiljare, komuniteti egjyptian, grupet vunerabël);
    • Fëmijët me aftësi të kufizuar (Autik dhe Down Syndrome);
    • Të rinjtë, adoleshentët;
    • Të moshuarit;
    • Bizneset Mikro (të vogla dhe të mesme);
    • Fermerët;
    • Personat me probleme shëndetësore;
    • Persona të cilët kanë nevojë për shërbime psikologjike

    Në lidhje me kapacitete/mundësi profesionistësh në fushën e rehabilitimit psiko-social, pjesëmarrësit në Pyetësor janë përgjigjur më shumë se mesatarisht se zotërojnë kapacitete të tilla.

    Përsa i përket kapaciteteve/mundësive profesionale për shërbime online në fushën e parandalimit dhe rehabilitimit të stresit dhe traumës, rreth 65% e organizatave pjesëmarrëse e ofrojnë këtë shërbim.

    Disa nga problematikat që po ndeshin organizatat jofitimprurëse në situatën e krijuar nga COVID-19 janë të listuara si më poshtë:
    • Probleme financiare dhe pezullim projektesh (Shlyerje detyrimesh të tilla si qera ambjentesh, pagesë sigurimesh, tatimesh si dhe shpenzimeve të tjera operative);
    • Adresimi i nevojave të njerëzve që nuk dëgjojnë për arsye të mungesës së aksesit në gjuhën e shenjave shqipe;
    • Bllokim i financimeve nga donatorët si pasojë e situatës;
    • Mungesë të kryerjes së aktiviteteve në terren dhe ndërpevrimit me target-grupet e synuara, si rezultat i masave të marra;
    • Për ato OJF me profil shëndetësor vihet re mungesa e kompensimit të pagave për stafin mjekësor (mjekë, infermierë, fizioterapistë, etj.)

    Zgjidhjet e propozuara lidhur me problematikat e hasura janë:
    • Mbështetje financiare;
    • Konsultim nga specialistët e AMShC-së për riplanifikimin e aktiviteteve;
    • Ngritjen e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe;
    • Përshtatje të projektit dhe aktiviteteve për periudhën e mbetur;
    • Komunikim online me video call ose video konferenca dhe përdorimi i medias tradicionale dhe sociale;
    • Subvencionim të pagave për stafin e siguruar, për periudhën Prill – Qershor 2020;
    • Krijimin dhe funksionimin e rrjetit dhe jo të mbivendosjes së shërbimeve;
    • Të ofrohet pagesa nga ana e qeverisë për punonjësit e siguruar të OJF-ve si dhe kompesim për pagesën e qerave dhe shpenzimeve operative;
    • Trajnime, workshope si dhe ofrim konsulencash online

    Listimi i kontributeve që OJF-të pjesëmarrëse në Pyëtesor mund të jepnin lidhur me situatën e COVID-19 është si më poshtë:
    • Këshillim dhë terapi psikologjike online;
    • Vënia në dispozicion e ambjenteve që organizata jofitmiprurëse disponojnë;
    • Edukim dhe ndërgjegjësim të komunitetit në përgjithësi dhe grupeve të caktuara në veçanti mbi përballimin e situatës.
    • Ofrim shërbimesh me vullnetarë në raste të veçanta sidomos për të sëmurët dhe të moshuarit;
    • Shërbime online për personat me aftësi të kufizuar;
    • Ekspertizë në nivel IT, Menaxhim burimesh njerezore;
    • Shërbimeve psiko-sociale dhe juridike online;
    • Asistencë humanitare për shpërndarjen e pakove ushqimore pranë familjeve në nevojë;
    • Trajnime online të personelit shëndetësor lidhur me situatën e COVID-19;
    • Vënia në dispozicion e bimëve mjeksore;
    • Sensibilizim i qytetarëve mbi situatën dhe masat e higjenës personale;
    • Ofrimi i shërbimeve të mjekësisë së familjes si dhe të shërbimit të Telemedicinës online

    Përsa i takon mundësive për zhvillimin e aktiviteteve në kushtet e shkaktuara nga COVID-19, Organizatat veprojnë si më poshtë:
    • Trajnime, workshope, konsulta dhe seminare online;
    • Shërbim pranë familjeve në nevojë si dhe të moshuarve;
    • Mbështetje psikologjike, sensibilizuese dhe mjekësore nëpërmjet platformave online;
    • Transformimi i aktiviteteve për t’i përshtatur online komunitetit që i ofrohen;
    • Duke punuar brenda fashave orare të vendosura nga qeveria duke ruajtur dhe masat e distancimit social