(1 – 15 Tetor 2010)
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut ; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.
Në këtë fazë të parë, OJF-të janë të lutura të sjellin me postë vetëm Koncept-Idetë (Dokument Koncept; max 3-4 fq.) pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve). Me koncept-idetë e përzgjedhura do të organizohet në Tiranë, më 30 Tetor 2010, pranë Hotel Rogner Europapark, Panairi i Ideve, ku cilido i interesuar, në funksion të konkurimit të barabartë dhe të një transparence maksimale, mund të lexojë koncept-idetë e përzgjedhura. Aplikuesit, koncept-idetë e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin (po me rrugë postare), projekt-propozimet e tyre të plota. Dhe pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, më 15 Nëntor 2010 do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.
Në këtë thirrje të parë AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin Koncept-Ide për projekt propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhteme:
Lufta kundër korrupsionit;
-
- Lufta kundër trafikimit te qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj;
- Kundër dhunës në familje;
- Kundër dhunës ndaj fëmijëve;
- Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/ kultivimin e ndjenjës komunitare;
- Ndërtimi i kapaciteteve në fushat e zhvillimit social, ku mungon prania e veprimtarisë së shoqërisë civile; ndërtimi i kapaciteteve për të ofruar shërbime që aktualisht mungojnë në tregun e shërbimeve sociale;
- Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;
- Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;
- Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;
- Rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit, vendim marrjes dhe monitorimit të politikave publike.
Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin koncept-idetë e tyre.
Koncept- idetë duhet të përmbajnë një ekstrakt të qartë të projekt propozimit. (Ref: formulari i aplikimit, kriteret e vleresimit).
Financimi me grante për projekte:
- Afatshkurtra (deri 12 muaj); max. 5 milionë lekë
- Afatgjata (mbi 12 muaj); max. 10 milionë lekë
Afati i fundit kohor për dorëzimin (vetëm me rrugë postare) të koncept idesë është data 15 Tetor 2010. Koncept-idete e dorëzuara pas afatit të dhëne kohor nuk do të merren parasysh.