ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • THIRRJE NR. 8 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 01/06/2015 Kategoria: Thirrje për projekte


    Publikuar në 01/06/2015

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

    Thirrja për shprehje interesi do të jetë e një natyrë stimuluese e fokusuar në organizatat e reja e veçanërisht për ato organizata të shoqërisë civile të cilat do të operojnë në bashkëfinancim me të tjerë donatorë për arsye se kjo thirrje do të jetë e vogël referuar përmasave dhe buxhetit të akorduar për realizimin e saj.

    OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të reja të AMSHC-së në adresën:
    Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë

    Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al
    (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

    Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

    Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtme:

    1. Nixtja e zhvillimit lokal dhe rajonal, përmes përmirësimit të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes, si dhe aktivizimit të aktorëve të zhvillimit dhe komunitetit;
    2. Nismat mjedisore për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm;
    3. Nxitja e zhvillimit komunitar, rritja e fuqizimit të vullnetarizmit si edhe bashkëpunimit lokal dhe rajonal, përmes promovimit të mundësive për të rinjtë, artit, kulturës, traditës etj.;
    4. Zhvillimi i shoqërisë civile, përmes përmirësimit të instrumentave institucional, mekanizmave dhe mundësive;
    5. Diaspora dhe emigracioni;
    6. Promovimi i nismave të qeverisjes së mirë, përfshirë këtu luftën ndaj korrupsionit, zhvillimin e demokracisë dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të qyterarëve në politikbërje;

    Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

    Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare
    në adresën: www.amshc.gov.al

    Kohëzgjatja minimale e projekt-propozimeve të jetë jo më pak se 4 (katër) muaj.

    Thirrja është e ndarë në dy komponentë:

    1. Financime të mbuluara nga AMSHC
    2. Financime të mbuluara nga donatorë të tjerë dhe AMSHC
      (Për këtë komponent është përcaktuar 20% nga fondi i përgjithshëm)

    Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është ditën e martë, datë 30 qershor 2015 ora 16:30. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

    Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:

    1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
    2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
    4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
    5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
    6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
    7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
    8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

    Vini re:
    Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al

    Lista me projektet Fituese te Thirrjes nr 8