Udhëzimet aktuale përcaktojnë rezultatet drejt të cilave aspiron mbështetja e BE-së për shoqërinë civile në rajonin e zgjerimit për periudhën 2021 – 2027.
Në vitet 2021-2027, mbështetja e BE-së për shoqërinë civile do të vazhdojë të përqëndrohet në fuqizimin e demokracive pjesëmarrëse dhe përafrimin me BE-në dhe procesin e integrimit në vendet e Ballkanit Perendimor dhe Turqi nëpërmjet forcimit të kontributit nga shoqëria civile. Mbështetja e BE-së do të synojë në arritjen e tre rezultateve të mëposhtme:
*Një ambjent mundësues për shoqërinë civile për të realizuar aktivitetet e saj.
- Një mjedis ligjor dhe politik mundësues për ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore, me fokus në lirinë e asocimit, grumbullimit dhe shprehjes.
- Një mjedis financiar mundësues, i cili mbështet qëndrueshmërinë e OSHC-ve, me rregulla të duhura për financimin dhe taksat për shoqërinë civile.
*Bashkëpunimi dhe partneriteti midis OSHC-ve dhe institucioneve publike është fuqizuar.
- Institucionet publike të vendeve përfituese të IPA përfshijnë OSHC-të në procesin e vendim-marrjes dhe politikë-bërjes dhe mbikqyrjes dhe pranojnë rëndësinë e OSHC-ve në debatin politik të shoqërisë dhe proceset e integrimit në BE.
- Institucionet publike të vendeve përfituese të IPA kontribojnë në fuqizimin e shoqërisë civile duke bashkëpunuar me shoqërinë civile nëpërmjet formateve strategjike të politikave dhe mekanizmave përkatëse institucionale.
*Kapaciteti dhe qëndrueshmëria e OSHC-ve për realizimin efektiv të aktivitetit të tyre është përforcuar.
- OSHC-të janë të afta, transparente dhe të përgjegjshme.
- Puna e OSHC-ve është e udhëhequr nga vizioni, strategjitë, dhe e bazuar në evidenca.
- OSHC-të punojnë me burimet e duhura financiare dhe njerëzore
Për me tepër informacion referohu në dokumentin bashkëlidhur: