ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Konsultimit Publik mbi Mbledhjen e Prioriteteve për Thirrjen e Rradhës

    Publikuar në: 02/03/2026 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 02/03/2026

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile , dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut si dhe në kuadër të  Ligjit Nr. 146/ 2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”;

    Në kuadër të procesit të konsultimit publik mbi mbledhjen e prioriteteve për thirrjen e rradhës, u zhvilluan takime në qytetet :

    Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Korçë, Dibër, Malësi e madhe  dhe Tiranë.

    Gjatë takimeve u diskutuan çështje me rëndësi që prekin sektorin e shoqërisë civile, sfidat kryesore që hasin organizatat në sigurimin e financimeve, si dhe nevoja për rritjen e bashkëpunimit institucional në nivel vendor dhe qendror.