Partneriteti për Qeverisje të Hapur/OGP ka lancuar Çmimet e Qeverisë së Hapur (OGP Award) sa i përket angazhimeve të Qeverive aderuese në këtë iniciativë, të cilat paraqesin impakt më të madh në jetën e qytetarëve, duke konsideruar masat e planifikuara në Planet e Veprimit të OGPsë të zbatuara përgjatë gjithë periudhës 2012-2018.
Në kuadër të përzgjedhjes në nivel global, jemi informuar nga Zyrat Qëndrore të OGP-së, që procedura e nominimit do të përfshijë pjesëmarrjen e OSHC-ve/qytetarëve, përmes një votimi që vlerëson alternativën më të mirë.
Në lidhje me këtë Agjencia për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile u impenjua për hartimin e një sondazhi ndaj Organzitave Jofitimprurëse, përsa i përket angazhimeve të qeverisë Shqiptare.
Sondazhi u bë publike në faqen web të AMSHC-së si dhe share në Facebook-un e saj, gjithashtu ju dërgua email të gjitha organizatave të cilat janë pjesë e databasës së AMSHC-së.
Në Sondazh morën pjesë 65 organizata. Angazhimet e Qeverisë si pjesë ë Sondazhit ishin:
- Portali e-Albania;
- Portali gjykata.gov.al;
- Matura shtetërore online;
- Regjistrimi audio dhe video i seancavegjyqësore;
- Angazhimi për të publikuar legjislacioninonline të qeverisjes qendrore dhevendore në sisteme të hapura dhe falas;
Përgjigjet e pjesmarrësve ishin si mëposhtë:
- Portali e-Albania; 69.4%
- Portali gjykata.gov.al; 4.8%
- Matura shtetërore online; 1.6%
- Regjistrimi audio dhe video i seancavegjyqësore; 9.7%
- Angazhimi për të publikuar legjislacioninonline të qeverisjes qendrore dhevendore në sisteme të hapura dhe falas; 14.5%
Në përfundim është vlerësuar se angazhimi më i mirë i Qeverisë Shqiptare, është Portali E- Albania.