ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Ftesë për rritjen e bashkëpunimit midis AMSHC-së, Bashkisë së Tiranës dhe organizatave të shoqërisë civile

    Publikuar në: 28/07/2015 Kategoria: Njoftime


    Publikuar në 28/07/2015

    Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis autoriteteve të qeverisjes vendore dhe organizatave jofitimprurese, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) organizon një takim të hapur dhe fton organizatat jo-fitimprurëse që kanë në fokus fushat e Rinisë, Mjedisit si dhe ato që promovojnë Vullnetarizmin.

    Ky takim ka për qëllim të rrisë nivelin e bashkëpunimit, nëpërmjet diskutimit të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe Drejtorit Ekzekutiv të AMSHC-së, Z. Andi Kananaj me të gjithë përfaqësuesit e organizatave të interesuara në fushat e sipërpërmendura.

    Takimi do të zhvillohet ditën e hënë, datë 31 gusht 2015, ora 10:00, në ambjentet e Bashkisë së Tiranës.

    Ju mirëpresim