ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • PËRZGJEDHJA E KANDIDATURAVE PËR ANËTARË TË SHOQËRISË CIVILE NË KËSHILLIN KOMBËTAR PËR SHOQËRINË CIVILE

    Publikuar në: 16/11/2022 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 16/11/2022

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, nis procesin e përzgjedhjes së 8(tetë ) vakancave të krijuara për anëtarët e Shoqërisë civile në KKSHC.

    Vakancë e krijuar për shkak të përfundimit të mandateve :

    • 2 (dy) anëtarëFusha e veprimit A. Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE;
    • 2 (dy) anëtarëFusha e veprimit B. Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor;
    • 4 (Katër) anëtarëFusha e veprimit C. Përmirësimi i mirëqenies, shërbimeve sociale, mbrojtjes së shëndetit si dhe cilësisë së jetës;

    Ftojmë gjithë të interesuarit të dorëzojnë aplikimet e tyre duke filluar nga data 16  nëntor – 16 dhjetor 2022.

    KRITERET PËR KANDIDATËT DHE DOKUMENTACIONET MBËSHTETËSE:

    1.      Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që nominojnë kandidatët:

    • Formulari i Aplikimit, i publikuar nga AMSHC
    • Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë
    • Konfirmim nga zyra e e tatimeve që organizata e ka statusin “aktiv”

    2.      Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KKSHC:

    • Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë civile në fushën ku kandidon
    • Të mos ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike

    3.      Dokumentet që duhen dorëzuar nga të nominuarit:

    • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae);
    • Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë pranë KKSHC-së
    • Letër konfirmuese nga organizata e shoqërisë civile se kandidati ka të paktën 3 (tre) vite eksperiencë në fushën ku kandidon;
    • Pesë letra mbështetëse nga organizata të tjera të cilat mbështesin kandidatin

    Shkarkoni ju lutem formularin e aplikimit sipas formatit:   Formular Aplikimi