ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Prezantimi i Raportit Paraprak të Vlerësimit për “Udhërrëfyesin për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023”

    Publikuar në: 04/06/2024 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 04/06/2024

    Sot në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bë prezantimi i raportit paraprak të vlerësimit për “Udhërrëfyesin për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023”.

    Ky raport vlerësimi, i cili është në fazën e tij të parë konsultative, do të shërbejë edhe si pikënisje për hartimin e dokumentit të ardhshëm strategjik për shoqërinë civile.

    Në takim ishin të pranishëm anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, përfaqësues nga zyra e Delegacionit Evropian në Shqipëri, ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar nga shoqëria civile si edhe përfaqësues të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.