
Nën drejtimin e Z. Vladimir Thano, Nënkryetar i Këshillit, dhe në prezencë të anëtarëve të qeverisë, të shoqërisë civile, dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, u mbajt mbledhja e parë kombëtare e KKSHC-së për vitin 2025.
Gjatë mbledhjes disa nga çështjet që u diskutuan ishin:
(i) Problematikat e hasura nga shoqëria civile në kuadër të tkurrjes së burimeve financiare nga donatorët ndërkombëtarë;
(ii) Efikasiteti i Ligjit për Sponsorizimet;
(iii) Mbështetja financiare për shoqërine civile nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civle.