
Publikuar në 30/07/2025
Në date 30 korrik 2025, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit; u mblodh Komiteti Drejtues i Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA)”.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe perfaqësues nga AMSHC-ja; në cilësinë e anëtarit të këtij Komiteti Drejtues.
Në këtë takim u prezantua raporti 6-mujor i Progresit “Për Programin Suedez të Policimit në komunitet në Shqipëri (SCPA)”; pikërisht për periudhën janar-qershor 2025.
Gjatë takimit u theksua se gjatë semestrit të parë të vitit 2025, programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA)” zbatoi aktivitetet e parashikuara në planin e veprimit, në bashkëpunim të ngushtë me përfituesit kryesorë: Policinë e Shtetit (PSH), Ministrinë e Brendshme, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë të përfshirë.