
Publikuar në 21/07/2025
AMSHC në përputhje me parashikimet që legjislacioni në fuqi bën pasi Bordi Mbikqyrës ka shpallur listën fituese të OJF-ve të Thirrjes 18, ka zhvilluar në ambjentet e selisë së saj me adresë: Rr. “Frosina Plaku’ Nr.58, Kati 2, Godina e Observatorit, Tiranë, takime konsultative dhe shpjeguese me pjesemarrjen e perfaqesuesve te Organizatave Jofitimprurese, në të cilat pati në fokus:
- Shpjegimin dhe analizën e të gjithë procedurave që duhet të ndjekin OJF-të nga momenti i nënshkrimit të kontratës së financimit me grant ndërmjet AMSHC-së në cilësinë e Autoritetit Kontraktor dhe OJF-ve në cilësinë e përfituesit.
- Afatet e raportimit dhe mënyrën e tij duke pasur parasysh raportimin narrativ (për aktivitetet që do të zhvillojnë) dhe atë financiar (për shpenzimet e lejuara dhe ato të ndaluara).
- Përfaqësuesve të OJF-ve në përfundim, por edhe gjatë zhvillimit të takimit ju la kohë të ngrinin pyetje për paqartësi që mund të kishin në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që do të burojnë nga Kontrata , por edhe të tjera.