ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Konsultimi Publik në Kuadër të Thirrjes së Rradhës

    Publikuar në: 13/02/2026 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 13/02/2026

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile , dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut si dhe në kuadër të  Ligjit Nr. 146/ 2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”;

     

    Fton të gjitha OJF-të e interesuara për të marr pjesë në takimet që do të mbahen të shpërndara si mëposhtë vijon në kuadër të grumbullimit të prioriteteve për thirrjen e rradhës.

      • Korçë në datën 16 Shkurt 2026 Hotel Vila Eden ora 12:00
      • Vlorë në datën 19 Shkurt 2026
      • Diber në datën 24 Shkurt 2026
      • Shkodër dhe Malësi e Madhe në datën 26 Shkurt 2026
      • Tiranë në datën 2 Mars pranë ambjeteve të AMSHC ora 11:00

     

    Gjithashtu ftojmë të gjitha palët e interesuara për të dërguar online prioritet që ato sygjerojnë në adresën tonë Zyrtare   info@amshc.gov.al

    deri në datën 2 Mars 2026.