ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Thirrje për Aplikim

    Publikuar në: 20/02/2026 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 20/02/2026

    Shpallet thirrja për projekte pilote në lidhje me nismën më të fundit të ndërmarrë nga Komisioni Evropian, IMPACT, e cila ka për qëllim promovimin e nismave ndërkufitare-komunitare (Community-Led Local Development Initiatives). Nisma IMPACT, financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga OECD dhe IPA Adrion. Momentalisht, thirrja për projekte pilote është e hapur deri më 10 prill 2026.

    Projekti IMPACT, i cili pritet të zbatohet në vitin 2026 dhe 2027, synon të forcojë zhvillimin lokal me bazë komunitare në territoret ndërkufitare në të gjithë BE-në, dhe gjithashtu me vendet fqinje. Konkretisht objektivat kryesore të projektit janë:

    (1) Mbështetja e territoreve pilote ndërkufitare (deri në 30) në krijimin ose forcimin e partneriteteve qeverisëse dhe miratimin e strategjive të përbashkëta të zhvillimit lokal-komunitar; dhe

    (2) Krijimi i kushteve për mbështetje të qendrueshme nga programet Interreg për zhvillimin ndërkufitar të udhëhequr nga komuniteti lokal.

    Territoret ndërkufitare pilote që mund të përfitojnë nga projektet e nismës IMPACT janë 27 shtetet anëtare të BE-së, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina, si dhe Andorra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

    Thirrja është e hapur për institucione dhe organizata rajonale dhe lokale me një entitet juridik të vendosur në një rajon kufitar. Entitetet që mund të aplikojnë përfshijnë:

    • Qeverinë lokale
    • Grupet Lokale të Veprimit (Local Action Groups – LAGs)
    • Grupet Lokale të Veprimit të Peshkimit (Fisheries Local Action Groups – FLAGs)
    • Grupimet Evropiane të Bashkëpunimit Territorial (European Grouping of Territorial Cooperation – EGTC)
    • Euro-rajonet
    • Zyrat e turizmit; dhe
    • OJQ-të.

     

    Informacion kyç për thirrjen mund të gjeni në linqet e mëposhtme:

    1. Website;
    2. Call for application;
    3. Registration to a mailing list.

    Ndërkohë ju bëjmë me dije se me datë 24 shkurt ora 14:00 do të mbahet një webinar informues për nismën me përfaqësues nga OECD dhe DG REGIO. Regjistrimin mund ta bëni në linkun e mëposhtëm:

    Registration for an informational webinar on 24 February