Në mbështetje të nenit 102, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 18, pika 2, shkronja “ë” të ligjit nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore”, si dhe pikës 2, shkronja “ë” dhe pikës 3 të Urdhrit nr. 82, datë 29.04.2026 të Kryeministrit “Për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore”, ministri përgjegjës për gështjet e barazisë gjinore, me cilësinë e Kryetarit të këtij Këshilli, shpall thirrjen publike për përzgjedhjen dhe emërimin e pesë përfaqësuesve nga organizatat jofitimprurëse si anëtarë në Këshillin Kombëtar të Barazisë Gjinore, në bazë të një procedure të hapur konkurrimi.
Kjo thirrje synon të sigurojë përfaqësimin e organizatave jofitimprurëse aktive në fushën e barazisë gjinore në KKBGJ, në përputhje me parimin e përfaqësimit të balancuar dhe përfshirës, si dhe për të garantuar kontributin e shogërisë civile në hartimin dhe monitorimin e politikave publike në këtë fushë.
I. KRITERET E PRANUESHMERISE PER ORGANIZATAT
Për qëllime të kësaj thirrje ftohen të aplikojnë organizatat jofitimprurëse gë plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) Të jenë të regjistruara si organizata jofitimprurëse në Republikën e Shqipërisë;
b) Të kenë në objekt të veprimtarisë gështjet e barazisë gjinore;
c) Të kenë përvojë të dokumentuar në në fushën e barazisë gjinore dhe/ose dhunës me bazë gjinore;
¢) Të jenë aktive dhe të kenë realizuar aktivitete, projekte, studime ose analiza në fushën e barazisë gjinore;
d) Të kenë kontribuar në procese të hartimit ose zbatimit të politikave publike;
dh) Të kenë kapacitete për të kontribuar në procese këshillimore dhe ndërinstitucionale.
Il. PROPOZIMI I PERFAQESUESVE
Organizatat aplikuese duhet të propozojnë përfaqësuesit e tyre për pjesëmarrje në KKBGJ, sipas këtyre rregullave:
Cdo organizatë propozon deri në dy (2) kandidatë/kandidate;
b) Propozimet duhet të synojnë respektimin e parimit të përfaqësimit të balancuar gjinor;
c) Duhet të përcaktohet renditja e preferencës (preferenca e pare dhe e dytë);
c) Kandidatët duhet të kenë integritet dhe eksperiencë në fushën e barazisë gjinore;
d) Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të marrin pjesë aktive në veprimtarinë e KKBGJ-së.
dh) Kandidatët duhet të jenë të njohur për shkak të veprimtarisë së tyre në fushën e barazisë gjinore dhe të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje;
e) Kandidatët duhet të jenë përfshirë në diskutimet dhe të kenë dhënë kontribut gjatë proceseve të hartimit të strategjive kombëtare për barazinë gjinore;
&) Të kenë qenë pjesë aktive e fushatave ndërgjegjësuese, lobimeve për cështje të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore
DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT
II1.1 Për organizatën:
Organizatat e shoqërisë civile duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dokumentacionin si më poshtë:
*Kërkesë zyrtare për aplikim;
*Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë
*Kopje të statutit të organizatës, ku specifikohet si pjesë e veprimtarisë së saj, zhvillimi i aktiviteteve në fushën e barazisë gjinore dhe/ose dhunës me bazë gjinore;
*Vërtetim nga gjykata që tregon se organizata nuk ësht€ në proces shpërndarje, likuidimi ose falimenti, origjinal me afat brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
*Vërtetim nga organet tatimore gë tregon se organizata nuk ka detyrime të papaguara me vule digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al), brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
*Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit) ku tregohet se përfagësuesi ligjor 1 organizatës nuk është dënuar me vendim të formës së prere, me vule digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al), brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit
*Një raport përshkrues (CV), të projekteve dhe aktiviteteve të zbatuara nga organizata, ku të evidentohet gjithashtu përvoja me projektet dhe programet ne fushën e barazisë gjinore; Tre referenca nga institucione, organizata me të cilat ka bashkëpunuar për ¢ështjet e mësipërme.
*Dokumentacion mbështetës (projekte, raporte, publikime, etj.).
III.2 Për kandidatët e propozuar:
*Curriculum Vitae;
*Letër motivimi;
* Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit) ku tregohet se përfaqësuesi ligjor i organizatës nuk është dënuar me vendim të formës së prere, me vule digjitale (i shkarkuar nga shërbimi www.e-albania.al), brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit
*Deklaratë pëlqimi për përfaqësim në KKBGJ, e nënshkruar nga kandidati/kandidatja;
« Deklarata e shmangies së konfliktit të interesit (shtojca B),;
¢ Dokumentacion gë vërteton eksperiencën në fushën e barazisë gjinore dhe/ ose dhunën me
bazë gjinore
+ Listë të aktiviteteve, projekteve, studimeve ose publikimeve relevante.
DOREZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe 1 (një) kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne — e premte) gjatë orarit zyrtar, në adresën në vijim:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adresa: “Rruga e Kavajës”, Tirana, Albania. Tel: +355 22 600 222 www.shendetesia.gov.al
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 11.06.2026, ora 16:30. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit kanë qenë para mbylljes së afatit zyrtar.











