ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Takimi i Ekipit Tematik të Strategjisë së Mbrojtjes së Viktimave të Krimit

    Publikuar në: 04/06/2026 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 04/06/2026

    Më 3 qershor 2026 u zhvillua takimi i Ekipit Tematik të Strategjisë së Mbrojtjes së Viktimave të Krimit, i cili shërbeu njëkohësisht si lançim i Strategjisë së re për të Mitur 2027–2030.
    Takimi u fokusua në prezantimin e prioriteteve të strategjisë së re për forcimin e sistemit të drejtësisë për të mitur dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në vijim, përfaqësues të institucioneve të ndryshme trajtuan ndërhyrjet kryesore në fushat e parandalimit të delikuencës, rehabilitimit psiko-social dhe riintegrimit arsimor të të miturve në konflikt me ligjin.
    Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të aktorëve përkatës në funksion të zbatimit efektiv të politikave për drejtësinë për të mitur dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.
    Në takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues të AMSHC-së.