Në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership – OGP Albania), AMSHC kontribuon në nxitjen e përfshirjes aktive të organizatave të shoqërisë civile në proceset e konsultimit publik, hartimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe në identifikimin e problematikave dhe propozimin e zgjidhjeve që i përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Në këtë kuadër, AMSHC synon të ndërmarrë dhe të mbështesë masa konkrete, si:
- Forcimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile, përmes informimit dhe përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në proceset e bashkëkrijimit dhe konsultimit të Planit të Veprimit të OGP Albania 2026–2030.
- Rritja e transparencës dhe informimit publik, duke lehtësuar aksesin e organizatave në informacionin mbi proceset, nismat dhe mundësitë e përfshirjes në kuadër të OGP-së.
- Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile, përmes programeve të financimit dhe nxitjes së projekteve që promovojnë transparencën, llogaridhënien, pjesëmarrjen qytetare dhe bashkëpunimin me institucionet publike.
- Forcimi i konsultimit dhe dialogut institucional, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e mendimeve, propozimeve dhe rekomandimeve ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.
- Përmirësimi i koordinimit dhe rrjetëzimit, përmes bashkëpunimit me aktorët e shoqërisë civile dhe strukturat përkatëse, me synim rritjen e përfaqësimit dhe ndikimit të tyre në proceset vendimmarrëse.
- Promovimi i praktikave të mira dhe monitorimi i angazhimeve, duke nxitur kontributin e shoqërisë civile në vlerësimin e zbatimit të masave dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të qeverisjes së hapur.
Takimet do të realizohen në qytet si mëposhte vijon:
*Pukë datë 27.10.2026 ora 12:00
*Gjirokastër datë 30.10.2026 ora 12:00
*Korçë datë 04.11.2026 ora 12:00
*Kukës datë 06.11.2026 ora 12:00
*Tiranë datë 10.11.2026 ora 11:00











