Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile organizoi takime përmbyllëse të veprimtarisë së saj pergjatë vitit 2024 me OJF-të.
Takimi synoi: Informim mbi aktivitet e AMSHC-së përgjatë 2024, rolin e KKSHC-së në mjedisin e Shoqërisë Civile si dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike dhe objektivave për Vitin 2025.
Me konkretisht temat e ezauruara në takim ishin:
1-Ecuria e implementimit të projekt –propozimeve në kuadër të Thirrjes 17 të AMSHC, problematikat e hasura dhe sugjerimet. Në kuadër të tyre do të përzgjidhen 10 projekt-propozime (best practices).
2- Në prezencën e ekspertit Z.Elton Lelo, u trajtua rëndësia e KKSHC-së, analogjia me Këshille të ngjashme që operojnë në rajon.
3- Prezantimi i Newsletter të hartuar nga AMSHC.
4- Sugjerime, përcjellje idesh, diskutime nga ana e OJF-ve pjesëmarrëse.