2 mars – 10 prill 2020
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) shpall Thirrjn Nr. 13 për Shprehje Interesi dhe fton OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:
1. Zhvillimi Social dhe Shërbimet Sociale:
• Rritja e kapaciteteve të grupeve, organizatave që kanë si mision të tyre shërbimet sociale;
• Dhënie e ndihmës për personat e vetmuar me fokus përballimi i dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 nga të mbijetuarit kryesisht kryefamiljareve dhe fëmijëve;
• Rritja e kujdesit për shtresat vunerabël e ato në nevojë si dhe çështjet e përfaqësimit të minoriteteve (rome, egjyptjan, LGBT, etj);
• Nxitja, stimulimi dhe fuqizimi i vullnetarizmit;
• Shëndetësia nëpërmjet implementimit të projekteve që ruajnë dhe japin informacione në lidhje me shëndetin fizik dhe mendor, duke u fokusuar tek gratë dhe të rinjtë
2. Lufta kundër Korrupsionit dhe Edukimi Ligjor i Publikut:
• Në fushën e Prokurimeve;
• Në fushën e Arsimit;
• Në fushën e Shëndetësisë dhe
• Zbatimit të Ligjit;
• E drejta e informimit, akses në drejtësi, ndjekja e strategjive për përfshirjen e të rinjëve në qeverisje, transparencë e institucioneve publike
3. Mjedisi, Turizmi dhe Zhvillimi i qëndrueshëm:
• Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit; fuqizim i kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytjet, zjarret, tërmete etj.);
• Aktivizmi dhe vullnetarizmi, faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe konkurrues i zhvillimit të qëndrueshëm
• Promovimi dhe ruajtja e vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore, guidat turistike, koleksionistët, tolerancës fetare etj. si vlera historike e kombit shqiptar dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm
• Trajnime për mjeshtëri tradicionale që janë në rrezik zhdukjeje (zejtaria, mjeshtër restaurator të shtepive karakteristike etj.)
4. Integrimi – Shoqëria civile si faktor, aktor dhe partner i rëndësishëm në proceset e integrimit evropian dhe rajonal të vendit:
• Sensibilizim, fuqizim kapacitetesh për një mjedis mundësues në proceset integruese;
• Integrimi evropian, integrimi ekonomik rajonal (ballkanik etj.), njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar; zhvillimi i ideve dhe nismave rajonale etj.;
• Mirëqeverisja (Pushteti Qendror dhe Lokal), transparenca, llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit, përgjegjshmëria dhe integriteti, reforma në drejtësi, rritje kapacitetesh, inovacion, monitorim, partneritet etj.;
• Të shihet si prioritet fuqizimi i shoqatave të reja dhe rritja e kapaciteteve të tyre;
• Edukim qytetar në funksion të proceseve integruese (familja, shkolla, komuniteti, biznesi, institucionet shtetërore etj.)
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.amshc.gov.al
***
ASCS announces the Call No. 13 for project proposals
2 March – 10 April 2020
The Agency for the Support of Civil Society (ASCS) announces Call No. 13 for project-proposals and invites interested NGOs to bring project proposals that have as object and cover the priority area:
1. Social Development and Social Services:
• Increasing the capacity of groups, organizations that have as their mission social services;
• Providing assistance to lonely people with a focus on coping the damage of the November 26, 2019 earthquake by survivors mainly heads of families and children;
• Increasing care for the vulnerable and people in need, as well as issues of minority representation (Roma, Egyptians, LGBT, etc.);
• Encouraging, stimulating and strengthening volunteerism;
• Health through the implementation of projects that preserve and provide information about physical and mental health, focusing on women and youth
2. Fight against Corruption and Legal Education of the Public:
• In the field of Procurement;
• In the field of Education;
• In the field of Health and
• Law Enforcement;
• The right to information, access to justice, following the strategies for involving young people in governance, transparency of public institutions
3. Environment, Tourism and Sustainable Development:
• Environmental protection and rehabilitation; capacity building for the prevention and management of natural emergency situations (floods, fires, earthquakes, etc.);
• Activism and volunteerism, important factors in protecting a healthy and competitive environment of sustainable development
• Promotion and preservation of historical, ethnographic, tourist, artistic, cultural values, tourist guides, collectors, religious tolerance, etc. as the historical value of the Albanian nation and obligation to future generations
• Trainings for traditional crafts that are in danger of extinction (crafts, master restorer of characteristic houses, etc.)
4. Integration – Civil society as an important factor, actor and partner in the processes of European and regional integration of the country:
• Awareness, capacity building for an enabling environment in integration processes;
• European integration, regional economic integration (Balkan, etc.), recognition of democratic standards, discussion, debate, dialogue, dissent and the ability to listen; development of regional ideas and initiatives, etc.;
• Good governance (Central and Local Government), transparency, accountability, the fight against corruption, accountability and integrity, justice reform, capacity building, innovation, monitoring, partnership, etc.;
• To see the strengthening of new associations and the increase of their capacities as a priority;
• Civic education in function of integration processes (family, school, community, business, state institutions, etc.)
For more information, visit the official website: www.amshc.gov.al