Delegacioni i BE-së fillon asistencën teknike 9-mujore drejt një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile
Nëntor 2017
Në nëntor 2017, Delegacioni i BE-së ka filluar një asistencë teknike 9-mujore për të mbështetur një numër veprimesh në lidhje me Udhërrëfyesin për politikën e Qeverisë Shqiptare drejt një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e shoqërisë civile.
Në fillim të nëntorit 2017, një ekip prej 5 ekspertësh filluan misionin e parë nga tre të tilla.
Ekipi i ekspertëve përbëhet nga tre ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të BE-së si dhe dy ekspertë nga Shqipëria.
Anëtarët e ekipit janë:
Udhëheqëse e ekipit – Christine Leiser
Eksperti i zhvillimit të kapaciteteve – Max Fras
Eksperti financiar – Marjan Nikolov
Eksperti ligjor – Roland Gjoni
Eksperte e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – Enkeleda Kuka
Ju mund të kontaktoni ekipin nëpërmjet albaniacso@gmail.com nga Nëntor 2017 deri më Korrik 2018
Në veçanti ndihma do të përqendrohet në fushat e mëposhtme:
Rishikimi afatmesëm i implementimit të Udhërrëfyesit. (Një seri konsultimesh me Shoqërinë Civile dhe Qeverinë do të organizohen gjatë muajve Nëntor – Shkurt) me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë dhe konsultime online.
Përditësimi i Udhërrëfyesit dhe përgatitja e një Plani të Veprimit të detajuar, i ndjekur nga një sërë treguesish, buxheti dhe një kornizë monitorimi për zbatimin e Udhërrëfyesit. Përveç kësaj, ekipi do të kryejë një vlerësim të nevojave dhe do të hartojë një skicë për një plan komunikimi dhe vizibiliteti për Udhërrëfyesin për mjedisin mundësues.
Mbështetje për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKSHC) (në veçanti me fokus në anëtarët e OSHC-ve) dhe aktorët përkatës shtetërorë për rritjen e bashkëpunimit ndërsektorial për një dialog të rregullt mbi çështjet e prioriteteve. Mbështetje për krijimin e një plani vjetor për punën e KKSHC-së.
Rishikim funksional i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe rekomandimet për të forcuar transparencën, kapacitetet dhe funksionimin. Kjo do të përfshijë një rishikim të praktikave të ngjashme me vendet e tjera.
Analiza dhe rekomandime për kornizën ligjore dhe fiskale/financiare për shoqërinë civile pas 1-2 studimeve të rasteve nga vendet e rajonit.
Analiza të modeleve dhe rekomandime për krijimin efektiv të një Sistemi të menaxhimit të informacionit të OSHC-ve.
Një seminar strategjik të përqendruar në përgatitjen e shoqërisë civile në Shqipëri për procesin e hapjes së negociatave dhe mësimit nga homologët e vendeve të tjera të rajonit në këtë proces.
E tërë asistenca synon të nxisë një proces të hapur dhe pjesëmarrës me aktorët e shoqërisë civile, me qeverinë dhe me aktorë të tjerë të rëndësishëm si mediat, partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e pavarura.
Mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni ndonjë pyetje.
Jeni të mirëpritur për një bashkëpunim të frytshëm.
Sinqerisht,
Udhëheqësja e ekipit të asistencës teknike
Christine Leiser