Publikuar në 12/12/2024
FTESË PËR PJESËMARRJE
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) Fton të gjitha palët e interesuara për të marr pjesë në takimin me OJF-të, për përmbylljen e vitit kalendarik 2024.
Në këtë takim do të trajtohen temat si më poshtë:
- Ecuria e implementimit të projekt –propozimeve në kuadër të Thirrjes 17 të AMSHC-së, problematikat e hasura dhe sugjerimet. Në kuadër të tyre do të përzgjidhen 10 projekt-propozime ( best practices);
- Prezantimi i Newsletter të hartuar nga AMSHC;
- Sugjerime, përcjellje idesh, diskutime nga ana e OJF-ve pjesëmarrëse;
Takimi do të zhvillohet:
Vendodhja: Hotel Mondial Tiranë
Data : Ditën e hënë / 16/12/2024
Ora: 10:00
Duke ju falenderuar për gjithë bashkëpunimin, lutemi të na konfirmoni pjesmarrjen tuaj brenda ditës së nesërme në adresën e emailit info@amshc.gov.al