31 janar – 20 shkurt 2020
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadër të realizimit të misionit të saj dhe në funksion të ofrimit të asistencës financiare për Organizatat e Shoqërisë Civile organizoi në disa qytete të vendit takime informuese dhe konsultimi publik me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile:
1. Mbi procesin e përzgjedhjes së katër anëtarëve të rinj të shoqërisë civile të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile
2. Mbi procesin e përcaktimit të prioriteteve të Thirrjes nr. 13 për Projekt-Propozime
Për Organizatat e Shoqërisë Civile u krijua gjithashtu mundësia e dërgimit online e komenteve dhe sugjerimeve mbi prioritetet e Thirrjes nr. 13 me e-mail ose në faqen zyrtare www.amshc.gov.al, nga data 28 janar – 20 shkurt 2020.
Takimet u zhvilluan në qytetet: Vlorë, Korcë, Gjirokastër, Kukës, Berat, Shkodër dhe Tiranë.
Në takimet e organizuara si dhe nga shqyrtimi i të gjitha materialeve të marra në rrugë elektronike dhe në formë të shkruar (hard copy), ku përfaqësuesit e OJF-ve dhe grupet e interesit listuan sugjerimet, janë përmbledhur disa prej tyre si më poshtë:
• Dhënie e ndihmës për personat e vetmuar me fokus përballimi i dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 nga të mbijetuarit kryesisht kryefamiljareve dhe fëmijëve;
• Lufta kundër korrupsionit;
• E drejta e informimit, akses në drejtësi, ndjekja e strategjive për përfshirjen e të rinjëve në qeverisje, transparencë e institucioneve publike;
• Shëndetësia nëpërmjet implementimit të projekteve që ruajnë dhe japin informacione në lidhje me shëndetin fizik dhe mendor, duke u fokusuar tek gratë dhe të rinjtë;
• Nxitja, stimulimi dhe fuqizimi i vullnetarizmit;
• Mbrojtja dhe rehabilitimi i mjedisit; fuqizim i kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave natyrore (përmbytjet, zjarret, tërmete etj.);
• Promovimi dhe ruajtja e vlerave historike, etnografike, turistike, artistike, kulturore, guidat turistike, koleksionistët, tolerancës fetare etj. si vlera historike e kombit shqiptar dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm;
• Integrimi evropian, integrimi ekonomik rajonal (ballkanik etj.), njohja e standardeve demokratike, diskutimi, debati, dialogu, mendimi ndryshe dhe aftësia për të dëgjuar; zhvillimi i ideve dhe nismave rajonale etj.;
• Mirëqeverisja (Pushteti Qendror dhe Lokal), transparenca, llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit, përgjegjshmëria dhe integriteti, reforma në drejtësi, rritje kapacitetesh, inovacion, monitorim, partneritet etj.;
• Edukim qytetar në funksion të proceseve integruese (familja, shkolla, komuniteti, biznesi, institucionet shtetërore etj.)