Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile , dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut si dhe në kuadër të Ligjit Nr. 146/ 2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”;
Fton të gjitha OJF-të e interesuara për të marr pjesë në takimet që do të mbahen të shpërndara si mëposhtë vijon në kuadër të grumbullimit të prioriteteve për thirrjen e rradhës.
-
- Korçë në datën 16 Shkurt 2026 Hotel Vila Eden ora 12:00
- Vlorë në datën 19 Shkurt 2026
- Diber në datën 24 Shkurt 2026
- Shkodër dhe Malësi e Madhe në datën 26 Shkurt 2026
- Tiranë në datën 2 Mars pranë ambjeteve të AMSHC ora 11:00
Gjithashtu ftojmë të gjitha palët e interesuara për të dërguar online prioritet që ato sygjerojnë në adresën tonë Zyrtare info@amshc.gov.al
deri në datën 2 Mars 2026.











