ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Konsultimi Publik në kuadër të Thirrjes së Radhës

    Publikuar në: 01/28/2024 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile , dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut si dhe në kuadër të  Ligjit Nr. 146/ 2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”;

    Fillon procesin e konsultimit publik në kuadër të përcaktimit të prioriteteve mbi thirrjes e radhës në qytete e Shqipërisë si mëposhtë:

    • Datë 29.01.2024- 01.02.2024 Berat
    • Datë 05.02.2024- 08.02.2024 Gjirokastër- Sarandë
    • Datë 07.02.2024-10.02.2024 Korçë- Pogradec
    • Datë 12.02.2024- 15.02.2024 Kukës-Tropojë
    • Datë 13.02.2024 Shkodër

    Janë të ftuara të gjitha OJF-të sipas qyteteve për pjesëmarrje në takimet konsultative.