ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    LETËR E HAPUR

    Publikuar në: 18/06/2020 Kategoria: Njoftime


    Publikuar në 15.07.2020

     

    Kërkesë për fillimin e lejimit të aktiviteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile

    Tiranë, 5 qershor 2020

    Anëtarë dhe ish anëtarë përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC) më datë 05.06.2020 përpiluan një letër, ku kërkojnë fillimin e lejimit të aktiviteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC), të cilën ia drejtuan:

    1. Zj. Ogerta Manastirliu
    Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    Kryetare e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC)

    2. Komitetit Teknik të Ekspertëve (për masat kundër COVID-19)

    E nderuar Zj. Ogerta Manastirliu,

    Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe
    Kryetare e KKSHC – Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile

    Ne, anëtarët e shoqërisë civile në Këshllin Kombëtar për Shoqërinë Civile dhe ish anëtarë në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile me anë të kësaj kërkese do të deshëm të kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve (për masat Anti COVID-19) të konsiderojë të hapë ose të përcaktojë se kur aktivitetet që lidhen me organizimin e aktiviteteve të organizatave të shoqërisë civile në terren, pasi në urdhëresën e fundit nr 351 datë 29/05/2020 shumë aktivitete të ngjashme janë hapur, ndërkohë që është e paqartë për organizatat që ofrojnë shërbime dhe aktivitete të tjera që lidhen me vijimin e aktiviteteve të shtyra në kohë nga komuniteti ynë.

    Aktualisht: janë hapur palestarat, qëndrat e formimit profesional, qëndrat e edukimit, qëndrat e internetit (pika 6 e urdhrit 351, etj.)

    Situata e hapjes për aktivitete që përshkruam të cilat kanë fushë veprimi të ndryshme, por kanë objekt aktiviteti të njëjtë me mënyrën e zhvillimit dhe përdorimit të ambienteve të mbyllura ose të hapura na bën të besojmë se ka ardhur momenti që jemi në kushtet kur edhe aktivitetet tona duhet të rifillojnë dhe t‘i kthehen një “normaliteti” pune pasi mungesa e aktivitetit zhvillues është një element i cili po e rrudh rolin që kanë OSHC-të.

    Organizatat e Shoqërisë Civile nuk u përfshinë nga paketat ekonomike edhe se shumë aktivitete të OSHC-ve ende vijojnë të mbyllura si pasojë e ndërprerjes së aktiviteteve normale, ndaj do të deshëm që aktivitetet duhet të rifillojnë pa humbur kohë dhe me një urdhër sa më të afërt.

    Një pjesë e mirë e punës së organizatave të shoqërisë civile është e lidhur ngushtë nëpërmjet workshop-ve, seminareve, konferencave apo edhe aktiviteteve edukuese etj.

    Vijimi i mbajtjes mbyllur po e pengon punën e organizatave të shoqërisë civile që edhe nga paketat ekonomike nuk përfituan pasi u konsideruan në kushtet që mund të vijonin punën edhe në kushtet e pandemisë COVID-19.

    Në këtë funksion ne do të deshëm që aktivitetet, takimet, seminaret të fillojnë të zhvillohen me kapacitete të reduktura në pjesëmarrje, duke zbatuar protokolle të qarta të distancimit fizik dhe social si dhe garancitë që sallat do të respektojnë protokollet e miratura në rast se aktivitetet do të mbahen në ambiente të mbyllura.

    Sa më sipër
    Kërkojmë një përgjigje zyrtare
    • Me sa njerëz mund të bëjmë aktivitetet, në çfarë ambientesh dhe si mund t’i përdorim ato dhe masat që duhen marrë.
    • Marrja e lejes për rifillimin e aktiviteteve si është parashkiuar të ndodhë: nga e-Albania.al apo në një formë tjetër.
    • Specifikimin në urdhrin e radhës të aktiviteteve që lidhen me organizatat e shoqërisë civile të rifillojnë aktivitetin e tyre.
    Për sa më sipër ne kërkojmë shqyrtimin e kësaj kërkese në mbledhjen e parë të afërt të Komitetit Teknik të Ekspertëve (për masat Anti COVID-19) në lidhje me fillimin e hapjes dhe zhvillimit të aktiviteteve brenda dhe jashtë (in door dhe outdoor).

    Ne jemi të hapur të konsiderojmë çdo takim të mundshëm në funksion të këtyre zhvillimeve online apo të parashkuara nga ju.

    Gjithashtu me anë të kësaj letre ne do deshëm gjithashtu t’ju falënderojmë për punën e madhe dhe të palodhur që keni patur dhe vazhdoni të keni në interes të shëndetit publik.

    Me respekt

    Anëtarët dhe ish anëtarë të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile:

    Vladimir THANO
    Iris LUARASI
    Fabiola Laço EGRO
    Ergys GEZKA
    Blendi DIBRA
    Indrit SEFERI
    Zana VOKOPOLA
    Arta DYRMISHI
    Mirela KOÇI