ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në mjediset e COD-Kryeministri, 1 Prill 2025

    Publikuar në: 03/04/2025 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 03/04/2025

    Nën drejtimin e Z. Vladimir Thano, Nënkryetar i Këshillit, dhe në prezencë të anëtarëve të qeverisë,  të shoqërisë civile, dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, u mbajt mbledhja e parë kombëtare e KKSHC-së për vitin 2025.

    Gjatë mbledhjes disa nga çështjet që u diskutuan ishin:

    (i) Problematikat e hasura nga shoqëria civile në kuadër të tkurrjes së burimeve financiare nga donatorët ndërkombëtarë;

    (ii) Efikasiteti i Ligjit për Sponsorizimet;

    (iii) Mbështetja financiare për shoqërine civile nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civle.