Nën drejtimin e Znj. Albana Koçiu, Kryetare e Këshillit, dhe në prezencë të anëtarëve të qeverisë, të shoqërisë civile, dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, u mbajt mbledhja e dytë kombëtare e KKSHC-së për vitin 2024. Në këtë mbledhje ishte e pranishme edhe Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës Znj.Eridana Çano.
Gjatë diskutimeve u rrahën propozime dhe mendime në lidhje me çështje të mirëfunksionimit të Këshillit dhe të sektorit të shoqërisë civile. Propozime konkrete u dhanë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me:
(i) Krijimin e urdhërit të profesionit të shëndetit publik;
(ii) konsultimeve publike për përfshirjen e shoqërisë civile në projekt-buxhetin afatmesëm, si edhe për zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për rimbursimin e një sasie të caktuar m3 uji për familjet në nevojë;