ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Misioni dhe Objektivat


    AMSHC-ja është një ent publik qëndror, buxhetor dhe vepron për përmbushjen e misionit dhe të objektivave të saj në përputhje me ligjin në fuqi. Statuti i Agjencisë është i miratuar nga Këshilli i Ministrave.

    Misioni i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile është nxitja, nëpërmjet asistencës financiare, e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimi i kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut, në përputhje me nenin 4 të ligjit, dhe me përparësitë e strategjitë e programit qeveritar, sipas fushave përkatëse.

    Objektivat e AMSHC-së janë:

    1. Nxitja e bashkëpunimi me OJF-të, që kanë objekt të punës mbikëqyrjen e luftës kundër korrupsionit, luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj, kundër dhunës në familje e kundër dhunës ndaj fëmijëve;
    2. Nxitja e qytetarëve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për zhvillimin e komunitetit;
    3. Krijimi e konsolidimi i aftësive të shoqërisë civile;
    4. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;
    5. Rritja e ndikimit publik dhe veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile;
    6. Zhvillimi i sipërmarrjes shoqërore dhe punësimit në sektorin jofitimprurës;
    7. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit dhe të miratimit të politikave publike.

    Procedurat e financimit me grante për mbështetje të shoqërisë civile realizohen në bazë të konkurrimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në ligj.