ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Nis procesi i konsultimit publik me OShC-të

    Publikuar në: 17/03/2021 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 17/03/2021

    Nis procesi i konsultimit publik me OShC-të

    mbi përcaktimin e prioriteteve të Thirrjes nr. 14

    17 mars – 15 prill 2021

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadër të realizimit të misionit të saj dhe në funksion të ofrimit të asistencës financiare për organizatat e shoqërisë civile, nis procesin e konsultimit publik me palët e interesuara lidhur me përcaktimin e prioriteteve të Thirrjes së radhës.

    Në këtë kuadër, ftohen përfaqesuesit e organizatave të shoqërisë civile të dërgojnë Sugjerimet / Komentet / Vërejtjet e tyre me qëllim për t’ju ardhur sa më në ndihmë organizatave dhe projekteve që synohen të arrihen.

    Komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni nga data 17 mars – 15 prill 2021 me e-mail në adresën: info@amshc.gov.al

    Për këtë qëllim, AMShC-ja, në vijim do t’ju njoftojë për organizimin e takimeve konsultative në kuadër të përcaktimit dhe saktësimit të prioriteteve për shpallje.