ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Mbi Konsultimet Publike për Thirrjen e Rradhës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”

    Publikuar në: 07/11/2022 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 07/11/2022

    Në zbatim të Ligjit Nr.10 093, datë 09.03.2009 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë për Mbështetje të Shoqërisë Civile”; të Ligjit Nr. 146/ 2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, Agjencia për Mbështetje të Shoqërisë Civile realizon takimet konsultative nëpër disa vende kryesore të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i takimeve ka të bëjë me procesin e përcaktimit të prioriteteve të Thirrjes së rradhës.

    Shpërndarja do të jetë si mëposhtë vijon:

    1. Realizimin e takimit konsultativ me  Organizata Jofitimprurese në Qytetin e Vlorës në datën 08-11-2022 deri në 11-11-2022;
    2. Realizimin e takimit konsultativ me Organizata Jofitimprurese në Qytetin e Korçës në datën 14-11-2022 deri 17-11-2022;
    3. Realizimin e takimit konsultativ me Organizata Jofitimprurese në Qytetin e Saranda në datën 21-11-2022 deri 24-11-2022;
    4. Realizimin e takimit konsultativ me Organizata Jofitimprurese në Qytetin e Tropojës në datën 05-12-2022 deri në 08-12-2022;
    • Ju lutemi te lini sugjerimet tuaj mbi prioritetet në add e emailit: info@amshc.gov.al