Publikuar në 16/11/2022
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, nis procesin e përzgjedhjes së 8(tetë ) vakancave të krijuara për anëtarët e Shoqërisë civile në KKSHC.
Vakancë e krijuar për shkak të përfundimit të mandateve :
- 2 (dy) anëtarë – Fusha e veprimit A. Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE;
- 2 (dy) anëtarë – Fusha e veprimit B. Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor;
- 4 (Katër) anëtarë – Fusha e veprimit C. Përmirësimi i mirëqenies, shërbimeve sociale, mbrojtjes së shëndetit si dhe cilësisë së jetës;
Ftojmë gjithë të interesuarit të dorëzojnë aplikimet e tyre duke filluar nga data 16 nëntor – 16 dhjetor 2022.
KRITERET PËR KANDIDATËT DHE DOKUMENTACIONET MBËSHTETËSE:
1. Dokumentet që duhen dorëzuar nga organizatat që nominojnë kandidatët:
- Formulari i Aplikimit, i publikuar nga AMSHC
- Kopje e dokumentit të regjistrimit në Gjykatë
- Konfirmim nga zyra e e tatimeve që organizata e ka statusin “aktiv”
2. Kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët për KKSHC:
- Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë në rol drejtues në organizata të shoqërisë civile në fushën ku kandidon
- Të mos ketë role koordinuese ose drejtuese në organizata politike ose parti politike
3. Dokumentet që duhen dorëzuar nga të nominuarit:
- Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae);
- Letër motivimi nga kandidati për të shpjeguar kontributin që mund të japë pranë KKSHC-së
- Letër konfirmuese nga organizata e shoqërisë civile se kandidati ka të paktën 3 (tre) vite eksperiencë në fushën ku kandidon;
- Pesë letra mbështetëse nga organizata të tjera të cilat mbështesin kandidatin
Shkarkoni ju lutem formularin e aplikimit sipas formatit: Formular Aplikimi