Publikuar në 23/10/2024
Sot në 23 Tetor 2024 Partnerët Shqipëri organizuan edicionin e katërt të “Programit të Shkëmbimit të OJF-ve” në ambjentet e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Programi synon të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të sektorit, rritjen e aksesit dhe bashkëpunimit ndërmjet OJF-ve dhe institucioneve publike e private në procesin e hartimit dhe zbatimit të nismave advokuese ne vend me qëllim adresimin e nevojave të grupeve të interesit të cilave ju shërbejnë.
Programi është një kombinim i leksioneve të diskutimit, me ekspertë e përfaqësues të institucioneve, dhe vizitave në institucione publike, private dhe OJF-ve partnere. Gjithashtu, përfaqësues të OJF-ve të përzgjedhura në program pritet të zbatojnë njohuritë e fituara në nismat e tyre lokale.