ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Shpallja e Thirrjes Nr. 13 (të vogël)*

    Publikuar në: 22/06/2020 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 22/06/2020

    22 qershor – 23 korrik 2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC) në vijim të Vendimit të Bordit Mbikqyrës të AMShC-së njofton anulimin e Thirrjes 13 të pezulluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 si dhe buxhetit të reduktuar në mbështetje të akteve normative për këtë situatë.

    Në këtë kuadër, AMSHC njofton shpalljen e Thirrjes 13 (të vogël)* 22 qershor – 23 korrik 2020.

    Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fusha të kësaj Thirrje të vogël, të fokusuara tek emergjenca e krijuar nga pandemia e COVID-19:

    1. Shëndetësia dhe telemjekësia (MED) si mundësi për monitorimin e pacientëve duke ju përshtatur kushteve shkaktuar nga COVID-19, në distancë si dhe ofrimin e shërbimeve të mjekësisë në familje ONLINE;
    2. Shërbime psikosociale për situatën e post-COVID-19 për grupet në nevojë (të moshuarit, PAK, fëmijët PAK etj), përfshirë këshillim dhe terapi psikologjike, si edhe shërbime juridike, online;
    3. Trajnime online të personelit shëndetësor lidhur me situatën e COVID-19;
    4. Iniciativa të tjera inovative për të përmirësuar situatën e krijuar nga COVID-19;
    5. Nxitja, stimulimi dhe fuqizimi i vullnetarizmit;
    6. Mbështetje psikologjike, sensibilizuese dhe mjekësore nëpërmjet platformave të ndryshme

    Për informacion të plotë rreth Thirrjes, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare web: www.amshc.gov.al

    ___________________________
    * Thirrja 13 (e vogël) shpallet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe me buxhet të reduktuar në zbatim të Aktit Normativ Nr. 6, datë 21.3.2020 “Për buxhetin e vitit 2020”.