ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Sondazh mbi (OGP Award) 

    Publikuar në: 13/09/2021 Kategoria: Lajme dhe Veprimtari


    Publikuar në 13/09/2021

    Partneriteti për Qeverisje të Hapur/OGP ka lancuar Çmimet e Qeverisë së Hapur (OGP Award) sa i përket angazhimeve të Qeverive aderuese në këtë iniciativë, të cilat paraqesin impakt më të madh në jetën e qytetarëve, duke konsideruar masat e planifikuara në Planet e Veprimit të OGPsë të zbatuara përgjatë gjithë periudhës 2012-2018.

     

    Në kuadër të përzgjedhjes në nivel global, jemi informuar nga Zyrat Qëndrore të OGP-së, që  procedura e nominimit do të përfshijë pjesëmarrjen e OSHC-ve/qytetarëve, përmes një votimi që vlerëson alternativën më të mirë.

     

    Në lidhje me këtë Agjencia për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile u impenjua për  hartimin e një sondazhi ndaj Organzitave Jofitimprurëse, përsa i përket angazhimeve të qeverisë Shqiptare.

    Sondazhi u bë publike në faqen web të AMSHC-së si dhe share në Facebook-un e saj, gjithashtu ju dërgua email të gjitha organizatave të cilat janë pjesë e databasës së AMSHC-së.

     

    Në Sondazh morën pjesë 65 organizata. Angazhimet e Qeverisë si pjesë ë Sondazhit ishin:

    • Portali e-Albania;
    • Portali gjykata.gov.al;
    • Matura shtetërore online;
    • Regjistrimi audio dhe video i seancavegjyqësore;
    • Angazhimi për të publikuar legjislacioninonline të qeverisjes qendrore dhevendore në sisteme të hapura dhe falas;

     

    Përgjigjet e pjesmarrësve ishin si mëposhtë:

     

    • Portali e-Albania;  69.4%
    • Portali gjykata.gov.al; 4.8%
    • Matura shtetërore online; 1.6%
    • Regjistrimi audio dhe video i seancavegjyqësore; 9.7%
    • Angazhimi për të publikuar legjislacioninonline të qeverisjes qendrore dhevendore në sisteme të hapura dhe falas; 14.5%

     

    Në përfundim është vlerësuar se angazhimi më i mirë i Qeverisë Shqiptare, është Portali E- Albania.