ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • Takim me OJF-të

    Publikuar në: 07/06/2024 Kategoria: Lajme dhe VeprimtariNjoftime


    Publikuar në 07/06/2024

    Sot në 07 Qershor 2024 Partnerët Shqipëri organizuan edicionin e tretë të “Programit të Shkëmbimit të OJF-ve” në ambjentet e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

    Programi synon të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të sektorit, rritjen e aksesit dhe bashkëpunimit ndërmjet OJF-ve dhe institucioneve publike e private në procesin e hartimit dhe zbatimit të nismave advokuese ne vend me qëllim adresimin e nevojave të grupeve të interesit të cilave ju shërbejnë.

    Programi është një kombinim i leksioneve të diskutimit, me ekspertë e përfaqësues të institucioneve, dhe vizitave në institucione publike, private dhe OJF-ve partnere. Gjithashtu, përfaqësues të OJF-ve të përzgjedhura në program pritet të zbatojnë njohuritë e fituara në nismat e tyre lokale.