ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

  • THIRRJE NR. 1 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 01/10/2010 Kategoria: Thirrje për projekte


    Publikuar në 01/10/2010

    Thirrje Nr. 1 për Projekte
    (1 – 15 Tetor 2010)

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut ; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

    Në këtë fazë të parë, OJF-të janë të lutura të sjellin me postë vetëm Koncept-Idetë (Dokument Koncept; max 3-4 fq.) pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve). Me koncept-idetë e përzgjedhura do të organizohet në Tiranë, më 30 Tetor 2010, pranë Hotel Rogner Europapark, Panairi i Ideve, ku cilido i interesuar, në funksion të konkurimit të barabartë dhe të një transparence maksimale, mund të lexojë koncept-idetë e përzgjedhura. Aplikuesit, koncept-idetë e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin (po me rrugë postare), projekt-propozimet e tyre të plota. Dhe pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, më 15 Nëntor 2010 do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

    Në këtë thirrje të parë AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin Koncept-Ide për projekt propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhteme:

    Lufta kundër korrupsionit;

      1. Lufta kundër trafikimit te qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj;
      2. Kundër dhunës në familje;
      3. Kundër dhunës ndaj fëmijëve;
      4. Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/ kultivimin e ndjenjës komunitare;
      5. Ndërtimi i kapaciteteve në fushat e zhvillimit social, ku mungon prania e veprimtarisë së shoqërisë civile; ndërtimi i kapaciteteve për të ofruar shërbime që aktualisht mungojnë në tregun e shërbimeve sociale;
      6. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;
      7. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;
      8. Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;
      9. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit, vendim marrjes dhe monitorimit të politikave publike.

    Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin koncept-idetë e tyre.

    Koncept- idetë duhet të përmbajnë një ekstrakt të qartë të projekt propozimit. (Ref: formulari i aplikimit, kriteret e vleresimit).

    Financimi me grante për projekte:

    • Afatshkurtra (deri 12 muaj); max. 5 milionë lekë
    • Afatgjata (mbi 12 muaj); max. 10 milionë lekë

    Afati i fundit kohor për dorëzimin (vetëm me rrugë postare) të koncept idesë është data 15 Tetor 2010. Koncept-idete e dorëzuara pas afatit të dhëne kohor nuk do të merren parasysh.

    Ashtu siç e kemi theksuar, në funksion të konkurrimit të hapur dhe të transparencës maksimale, të gjitha koncept idetë e përzgjedhura, bashkë me vlerësimin e tyre në pikë u afishuan në mënyrë që të mund të lexoheshin dhe vlerësoheshin drejtpërdrejt nga vizitorët. Në fund u shërbye edhe një koktejl.

    Lista e Projekteve Fituese