THIRRJE NR. 17 PËR PROJEKT-PROPOZIME
(23 Shkurt– 25 Mars 2024)
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurrimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: “Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut” shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për depozitimin e projekt-propozimive sipas fushave prioritare.
OJF-të janë të lutura, të sjellin dosjen me dokumentat shoqëruese së bashku me projekt-propozimin ME POSTË (merret në konsideratë data dhe ora e dorëzimit të aplikimit në postë) , si dhe dërgimin e formularit të aplikimit në formatin Word në add: info@amshc.gov.al, pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.
FUSHAT PRIORITARE TË PROJEKT-PROPOZIMEVE:
Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat prioritare (përcaktuar si më poshtë):
1- Forcimi i drejtësisë dhe llogaridhënies: qasje novatore në monitorimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e rolit të mediave investigative në luftën kundër korrupsionit.
a. Korrupsioni dhe lufta kunder tij.
b. Monitorimi i Reformës në Drejtësi dhe proçesit të Vettingut.
c. Mbështetje për median investigative lokale.
2- Fuqizimi i Gjeneratës së ardhshme: Nxitja e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve përmes promovimit të talenteve artistike, integrimit në komunitet, vullnetarizmit dhe ndërgjegjësimit për shëndetin seksual.
a. Mbrojtja e të drejtave të femijeve dhe të rinjve .
b. Bashkëveprimi i rinisë në fushatat sensibilizuese për promovimin e talenteve te reja ne art dhe trashëgimi kulturore .
c. Aktivizim i të rinjve ne proçeset integruese, vullnetarizmi dhe filantropia.
d. Sensibilizim i te rinjve për marrëdhenie të mbrojtura dhe të shëndetshme seksuale.
3- Rritja e mirëqenies së komunitetit përmes qeverisjes lokale gjithëpërfshirëse: Forcimi i qeverisjes vendore, edukimi profesional dhe shërbimet sociale për gratë, të rinjtë, të moshuarit, minoritetet dhe njerëzit me aftësi të ndryshme.
a. Mirëqeverisja vendore.
b. Mbështetje për arsimimin profesional, fuqizimin dhe punësimin e grave e të rinjve.
c. Përmirësimi i shërbimeve sociale.
d. Mbështetje për moshën e tretë, ofrimi i shërbimeve sociale në banesë, etj.
e. Mbështetja e minoriteteve, regjistrimi i fëmijëve rom në regjistrat e Gjendjes Civile.
f. Mbështetje dhe aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, përfshirja sociale e personave me aftësi intelektuale.
4- Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Mbrojtja e Mjedisit: Rritja e Zonave Natyrore Rajonale për Turizmin, Mbështetja e Ruajtjes së Pyjeve dhe Burimeve Termale, Promovimi i Turizmit Familjar me fokus në produktet tradicionale përballë kërcënimit të zhvillimit ekonomik.
a. Identifikim, adresim dhe zhvillim të zonave rajonale natyrore me potenciale turistike të riskuara nga zhvillimet ekonomike të pakontrolluara.
b. Mbështetja e projekteve për mbrojtjen e mjedisit me fokus pyjet dhe vendburimet termale; Fokusim dhe adresim i dëmeve të shkaktuara gjatë tranzicionit dhe në vijim në hapësirat detare dhe bregdetare shqiptare.
c. Zhvillimi i turizmit dhe kryesisht atij familjar duke pasur parasysh prodhimet tradicionale të zonës.
5- Forcimi i themeleve të Integrimit Evropian: Rritja e Demokracisë dhe Fuqizimi i Shoqërisë Civile.
6- Dimensioni digjital për dhunën ndaj grave.
Shënim: Shuma maksimale e financimit me grant për projekt-propozim është deri në 2 (dy milionë) leke dhe kohezgjatja 6- 12 muaj.
Afati i fundit kohor për dorëzimin me postë si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e Hënë, datë 25 Mars 2024, ora 14:00. Pas këtij afati nuk do të pranohet dhe nuk do të merret në shqyrtim asnjë projekt-propozim.
Për pyetje në lidhje me këtë Thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na kontaktoni në adresën e-mail: info@amshc.gov.al
LISTA E DOKUMENTACIONIT SHOQËRUES TË PROJEKT-PROPOZIMEVE:
Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:
- Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
- Fotokopje e njësuar me origjinalin të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës.
- Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit.
- NIPT-i (e njësuar me origjinalin) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit.
- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore) – origjinal ose me vulë digjitale (i shkarkuar nga www.e-albania.al) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit.
- Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) – brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit.
- CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga autoritetet publike në rast se ka aktivitetete të parashikuara në projekt, të cilat nuk mund të kryhen pa zotëruar Licencën përkatëse (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion).
- Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).
- Prokurë të posaçme në rastet kur aplikanti nuk është i njëjtë me përfaqësuesin ligjor të aplikuesit.
Bordit Mbikqyrës në çdo rast i lind e drejta referuar natyrës të projekt-propozimit të kërkojë dokumentacion shtesë të paparashikuar më sipër dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do të s’kualifikohet.
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al
Thirrja 17 Formular-Aplikimit.doc
Formulari i Kalendarit te Aktiviteteve.doc
Raporti-Pershkrues-TH-17-doc.doc
Kontrata tip AMSHC Thirrja Nr.17