ASHMC Logo

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rrepublika e Shqipërisë
  • Shqip
  • English

    THIRRJE NR. 3 PËR PROJEKTE

    Publikuar në: 03/11/2011 Kategoria: Thirrje për projekte


    Publikuar në 15.07.2020

    Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut ; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

     

    Në këtë fazë të parë, OJF-të janë të lutura të sjellin me postë ose dorazi vetëm Koncept-Idetë, max 3-4 faqe pranë zyrave të AMSHC-së në adresën:
    Rr. Abdi Toptani Nr.4, Kati 4, Tiranë (ish Ministria e Transporteve).
    Koncept-idetë duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: info@amshc.gov.al (Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).

     

    Aplikuesit, koncept-idetë e të cilëve janë përzgjedhur, do të ftohen të sjellin projekt-propozimet e tyre të plota. Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.

     

    AMSHC-ja fton OJF-të e interesuara të sjellin Koncept-Ide për projekt propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtëme:

    1. Lufta kundër korrupsionit;
    2. Lufta kundër trafikimit te qenieve njerëzore e të trajtimit të viktimave të saj;
    3. Kundër dhunës në familje;
    4. Kundër dhunës ndaj fëmijëve;
    5. Nxitja e qytetareve në veprimtari, përfshirja e pjesëmarrja e tyre për edukimin/ kultivimin e ndjenjës komunitare;
    6. Ndërtimi i kapaciteteve në fushat e zhvillimit social, ku mungon prania e veprimtarisë së shoqërisë civile; ndërtimi i kapaciteteve për të ofruar shërbime që aktualisht mungojnë në tregun e shërbimeve sociale;
    7. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial dhe i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;
    8. Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë;
    9. Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës;
    10. Rritja e ndikimit të shoqërisë civile në proceset e hartimit, vendim marrjes dhe monitorimit të politikave publike.

    Aplikuesit, person juridik, që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin koncept-idetë e tyre.

     

    Koncept-Idetë duhet të përmbajnë një ekstrakt të qartë të projekt propozimit. Formularin e aplikimit për koncept-idetë mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.amshc.gov.al

    Financimi me grante për projekte:

    1. Afatshkurtra (deri 12 muaj); max. 5 milionë lekë
    2. Afatgjata (mbi 12 muaj); max. 10 milionë lekë

    Afati i fundit kohor për dorëzimin ose me rrugë postare ose dorazi, si dhe me e-mail të koncept idesë është data 17 Nëntor 2011. Koncept-idete e dorëzuara pas afatit të përcaktuar kohor nuk do të pranohen.

    Në fazën e dytë

      , vetëm aplikuesit e koncept ideve të përzgjedhura duhet të shoqërojnë Projekt – Propozimin e plotë me dokumentet e mëposhtëme:

    1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës(modeli i formularit mund të shkarkohet nga faqja jonë zyrtare);
    2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar);
    3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë);
    4. NIPT-i (i noterizuar);
    5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat);
    6. Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për OJF-në, për katër vitet e fundit (periudha 2008 – 2011). (Ky vërtetim lëshohet nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Për arsye orientimi, modelin aktual në fuqi të këtij vërtetimi, E-SIG 02/a, e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare).
    7. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë);
    8. Fotokopje e noterizuar e kontratave që Organizata ka lidhur me donatorë të tjerë në tre vitet e fundit, dhe/ose Licencën e lëshuar nga Ministria e PÇSSHB;
    9. CV të Organizatës;
    10. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).

    Vini re:
    Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësipërme, sjell automatikisht skualifikimin e projekt-propozimit.

     

    Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për koncept idetë, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@amshc.gov.al ose telefononi në numrin: (04) 22 35 569.

    Lista e Projekteve Fituese